• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në Peqin: Jo koalicion me Ramën, Republika e vjetër ka marrë fund

by Java News
18/06/2017 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha në takime me banorë të Peqinit. S’ka marrëveshje me zullumin. Kam plan ekonomik që ndez ekonominë, sjell punë, prodhim, mirëqënie.

Gjatë takimit me banorë të Peqinit, Lulzim Basha ka treguar efektet që do të sjellë plani i tij ekonomik, duke i sqaruar njerëzit nga afër, ndërsa shtoi se s’do të ketë marrëveshje me “Republikën e vjetër”.

“Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. E keni parë që thotë: Është çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani, nga mëngjesi deri në darkë Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim, nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës u foli qytetarëve për masat konkrete të planit të tij.

“Do të vendosim këtë pullën dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në Prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione, as për pllaka, as për palma, por te brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”, tha Basha, duke theksuar garancinë që do japë pulla fiskale.

Mesazhi i Lulzim Bashës për qytetarët, një javë para zgjedhjeve, është i qartë.

“Ju shoh të bashkuar, ju shoh të vendosur për atë që do të ndodhë më 25 qershor. Ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë në radhë të parë. Do të marrin fund kriminelët në politikë, s’ka për të pasur më kriminelë në politikë. Ata që i rren mendja ta dinë mirë se i kanë orët e numëruara. Vendimi është marrë. Kemi ekipin, kemi planin, kemi vendosmërinë dhe do ta çojmë deri në fund. Mos lini derë pa trokitur, pa u çuar lajmin njerëzve. Republika e vjetër ka marrë fund, është marrë vendimi”./a.ç

Next Post
Pacolli: Nuk do e braktis LDK-në e Alternativën

Pacolli: Nuk do e braktis LDK-në e Alternativën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In