• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në asamblenë e PPE: Ne demokratët do t’i çlirojmë shqiptarët

by A R
28/06/2021 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha merr pjesë në asamblenë politike të Partive Popullore Europiane, partia me grupin më të madh parlamentar në Parlamentin Europian në Bruksel.

Në një intervistë të shkurtër, kreu i opozitës foli për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, të cilat i konsideron “masakër elektorale”. Ai tha se zgjedhjet demokratike janë faktor kyç për integrimin europian të Shqipërisë.

“Zgjedhjet janë një nga kriteret më të rëndësishme për rrugëtimin europian të çdo vendi. Ato kanë të bëjnë drejtpërdrejt me demokracinë ndërkohë që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Kjo është një sfidë e jashtëzakonshme për ne, për Partinë Demokratike sepse nga njëra anë ne e dimë fare mirë se ndryshimi në Shqipëri mund dhe do të vije vetëm përmes procesit të integrimit europian të vendit. Nga ana tjetër procesi i integrimit europian të vendit nuk mund të ecë përpara me një vend ku qeveria në vend që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është kapur për herë të dytë në flagrancë duke manipuluar në mënyrë masive dhe sistematike zgjedhjet që nga vjedhja e të dhënave personale të shtetasve tek keqpërdorimi i administrates, tek intimidimi dhe shantazhimi i punonjësve publike dhe i zgjedhësve dhe ç‘është më e keqja tek vazhdimi i aleancës me krimin. Këto janë edhe prioritetet që kam diskutuar me partnerët dhe aleatët tanë ku padiskutim ndarja e politikës me krimin mbetet një imperativ për Shqipërinë për të ecur përpara”.

I pyetur për dialogun mes qeverisë dhe opozitës në Shtator kur nis punën dhe Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, Lulzim Basha u shpreh se vendit duhet t’i rikthehet demokracia funksionale.

“Dialogu politik është mjet nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga një bandë plaçkitësish që e kanë marrë peng demokracinë e vendit. Dhe në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipërisë një orë e më parë t’i kthehen kushtet dhe mundësitë për një demokraci funksionale nga e cila varet pastaj gjithçka: rendi dhe siguria, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe dhënia fund e hemoragjisë së emigracionit së të rinjëve”.

Sa i përket mungesës së datës për Konferencën e parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, kryedemokrati u shpreh se mesazhi i Europës është “një demokraci funksionale”.

“Burokracia europiane ka një mënyrë të shprehuri, e cila racionalizon vendimet politike të Këshillit Europian, ndërsa për Shqipërinë dhe shqiptarët gjërat janë të qarta, pa demokraci nuk ka Europë, nuk ka rrugë të shkurtër drejt Europës, siç nuk kishte rrugë të shkurtër drejt NATO-s, apo drejt heqjes së vizave, ndaj pavarësisht prej zbukurimeve apo propagandës, sado e fuqishme të jetë e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë. Shqipëria do të ecë përpara atëherë kur demokracia të funksionojë, ku shteti i së drejtës të funksionojë dhe padiskutim që 25 Prilli jo vetëm nuk ka zgjidhur gjë, po ka shtuar problemet në këtë drejtim. Ndaj unë, Partia Demokratike, opozita kemi një detyrë akoma më të madhe karshi shqiptarëve e Shqipërisë, e në veçanti dëshirës së tyre, dëshirës sonë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë antare të Bashkimit Europian, për të zgjidhur problemin më të madh që Shqipëria sot ka, problemin e konfirmuar më 25 Prill që është rrënja e demokracisë”. 

/a.r

Next Post
Konflikti i shezlongeve në Velipojë/ Kryebashkiaku i Lezhës kërkon shtetëzimin e rërës së plazheve: Hapësirë publike

Konflikti i shezlongeve në Velipojë/ Kryebashkiaku i Lezhës kërkon shtetëzimin e rërës së plazheve: Hapësirë publike

Comments 1

  1. shkurt 201 says:
    5 years ago

    Sic i cliroje edvin narkomani,ashtu do ti clironi edhe klysht e plakut barbarbare te vicidolit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com