• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, me studentët: Kërkoj ndihmën tuaj për ndryshimin e madh

by A R
26/12/2020 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit të Drejtësisë. Basha tha se në 7 vite janë vjedhur po kaq miliardë euro nga qeverisja e keqe. Gjithashtu ai u premtoi studentëve se me ardhjen në pushtet të PD-së do të financojë bursa të plotë për studimet e tyre, familjet e të cilëve sigurojnë më pak se 640 mijë lekë të ardhura në muaj dhe gjysmë burse për ata me të ardhura më të larta.

“Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme se e ka marrë peng drejtësinë, por ne do ta shtyjmë, do ta stimulojmë që të bëjë detyrat e saj, duke nisur me luftën kundër korrupsionit, me shembuj konkretë që ta zmbrapsim këtë bilanc të tmerrshëm: 7.2 miliard euro në 7 vite”, u shpreh Basha.

Basha u tregoi studentëve të drejtësisë edhe planin për arsimin ku garantoi se nesër me PD në qeverisje do ketë subvencione deri në 100 për qind të tarifës bachelor dhe master, si dhe bursa për studentët e familjeve në nevojë.

Studentët ngritën shqetësimin se shpenzimet e familjes për vitet e shkollës po shkojnë dëm, ata madje u shprehën se detyrohen të punojnë dhe në përfundimin e studimeve universitare, si dhe kanë pamundësi për të hyrë në tregun e punës.

“Unë për vete punoj në një call center dhe shumë shpejt do të diplomohem në Fakultetin e Drejtësisë. Teknikisht unë nuk do të mundem as të nxjerr të ardhurat, që unë kam investuar për të kryer këtë universitet”, – i tha një studente. – “Mua minimalisht më kushton 2-3 mijë euro. Momentalisht unë po punoj “full time”, dhe arsyeja se pse unë po punoj me orar të plotë, është vetëm që unë të arrij të kursej të ardhura të mjaftueshme që në të ardhmen të mund të bëj masterin. Në rast se në një leksion supozohet të marrin pjesë 200 studentë, marrin a nuk marrin pjesë 30. 90 përqind prej tyre punojnë”.

“Punojnë full time njësoj si unë. Shumicën i kam kolegë nëpër call center. Unë nuk do kem kolegë juristë, unë do të kem kolegë të call center, kamarierë. Sa bukur! Unë jap gjithë këtë investim, familja ime investon gjithë këtë kohë e mund për mua dhe unë dal një kamariere, banakiere në fund të ditës. Unë do të isha e gatshme për çfarëdolloj gjëje që të largohesha nga Shqipëria sot”, – tha Edona, studente e Fakultetit të Drejtësisë.

“Sot në Shqipëri nëse nuk ke një mik në partinë që është në pushtet, ti nuk ke mundësi as të dëgjohesh. Mund të jesh një student shumë i mirë, një student ekselence, mirë që diploma nuk do të shihet, por as nuk do të kesh mundësi as të dëgjoheshe të gjesh një vend pune”.

“Dhe detyrimisht do të bësh diçka që nuk ka lidhje fare me shkollën që ke studiuar, investimin që ke bërë prej pesë vitesh e ndoshta dhe më tepër. Pse të na shkojë kot gjithë ky investim?!”

“Ne kemi nevojë për shumë më tepër frymëzim, më shumë mbështetje, dhe meritokracia, gjëja kryesore, duhet të dominojë mes nesh dhe jo korrupsioni”, – thotë Elisabeta, një tjetër jurist e ardhshme që sheh shumë vështirësi në integrimin në tregun e punës.

Basha iu lut studentëve të qëndrojnë dhe të mos largohen nga vendi, pasi kjo nuk është zgjidhja.

Ai u tha atyre që të bashkohen me qëllim që ta mundin të keqen e përbashkët, siç e quajti ai qeverisjen, për një Shqipëri tjetër.

“Asgjë s’të bëhet si vendi yt. Sot në këto kushte, mund të duket se ajo është një zgjidhje dhe ndoshta mund të jetë edhe një zgjidhje afatshkurtër, por nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje afatgjatë të largohesh nga vendi yt, nga familja jote, nga shoqëria. Beteja kryesore e imja është që të pamundësojmë këtë pengmarrje të Shqipërisë, që i shtyn njerëzit drejt largimit dhe po i shtyn në veçanti të rinjtë drejt largimit të dëshpëruar”, – apeloi Basha te të rinjtë.

Sipas Bashës, drejtësia e ardhshme duhet të jetë armë kundër korrupsionit dhe kjo realizohet vetëm duke ia hequr drejtësinë nga duart partisë në pushtet.

/a.r

Next Post
Nismë e re për mësimin online, Veliaj: Flasim me shembuj konkretë, na ndihmon kushdo që përfshihet

Nismë e re për mësimin online, Veliaj: Flasim me shembuj konkretë, na ndihmon kushdo që përfshihet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In