• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha komenton qeverinë e re: Sundim privat i Ramës me një grusht njerëzish

by A R
27/08/2017 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar në rrjetet sociale përbërjen e qeverisë “Rama 2”. Duke e cilësuar si qeveri të thellimit të korrupsionit, Basha thotë se Rama po sundon privatisht me një grusht njerëzish.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, opozita ka detyrën që të mos e lejojë këtë projekt, që Basha e quan “të zi”.

Reagimi i plotë i Bashës:

Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.

Kjo është qeveria e konsolidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste. Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse.

Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish. Kush mendoi se “takimet me popullin” dhe ballafaqimi me hallet e rënduara të njerëzve e bënë Edi Ramën të reflektojë, sot kuptoi që kjo qeveri nuk do jetë kurrë qeveria e popullit dhe nuk do punojë kurrë për popullin.

Opozita ka detyrën dhe përgjegjësinë që bashkë me qytetarët të mos lejojë të shkojë deri në fund ky projekt i zi për vendin tonë.

Next Post
Dhoma amerikane e Tregtisë paralajmëron konflikte me Pekinin

Pasi i fali borxhet, Kina i dhuron 75 milionë dollarë Sudanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com