• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Kolegji Zgjedhor të rrëzojë 18 Qershorin. Paralajmëron dështimin e negociatave dhe sulmon ambasadorët

by Java News
10/05/2017 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor, listat e kandidatëve për deputetë të depozituara nga partitë në KQZ, pasi sipas liderit të PD janë të paligjshme, pasi u pranuan pasi kishte skaduar afati ligjor. Basha tha se ligjërisht 18 qershori ka rënë. Kryetari i opozitës deklaroi se nëse Kolegji Zgjedhor nuk hedh poshtë listat e zgjedhësve, atëherë kushtetuta e vjetër do të merret përpara nga vullneti i qytetarëve.

“Kolegji zgjedhor do ballafaqohet me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat e paligjshme. Nëse Kolegji vendos të thotë se bëjnë 49 dhe jo 50, atëherë kushtetuta do të merret përpara nga bashkimi i shqiptarëve për Republikën e re. Nëse kolegji zgjedhor, pas presioneve vendos të mashtrojë shqiptarët, atëherë ligji zgjedhor dhe kushtetuta e vjetër do të merret përpara nga bashkimi i shqiptarëve. Procesi i zgjedhjeve të 18 qershori dështoi edhe ligjerisht. Çdo listë e dorësuar në KQZ është e jashtëligjshme, procesi është në kolaps ligjor. Data ligjore zyrtare për zgjedhjet ka skaduar. Shpresojnë se me presionë ndaj kolegjit zgjedhor të mashtrojnë qytetarët”

Basha insistoi edhe njëherë në kërkesën për qeveri teknike dhe paralajmëroi sërish dështimin e negociatave për gjetjen e një zgjidhje.

“Jemi në këmbë dhe në këmbë do të qëndrojmë deri sa të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike që do të luftojë drogën dhe votën e lirë. Edi Rama është pengesa e vetme drejt këtij hapi historik.  Nuk ka negociator në botë ta bëjë Ramën të pranojë drogën dhe të pranojë përgjegjësinë t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Jam i gatshëm të marr përgjegjësitë e mija për dialog. Pas dy takimeve shterpë, nuk kam dyshim që Rama do i bindet forcës së arsyes”, tha Basha.

Basha sulmoi edhe ambasadorët, të cilët sipas tij janë bashkëfajtorë me Ramën, pasi nuk kanë raportuar drogën dhe krimin.

“Zyrtarët e huaj të korruptuar në Tiranë nuk raportonin drogën dhe kriminelet edhe kur ata gjakosnin qytetarët në ambientet e komisariateve. Zyrtaret ndërkombëtarë janë bashkëfajtorë bashkë me Ramën dhe nuk dalin dot nga rrethi vicioz i Ramës. Zyrtarët e huaj kanë vepruar në interes të xhepave të tyre të korruptuar dhe jo të aleatëve tane SHBA-BE”, tha Basha/Javanews.al/c.a

Next Post
Politikat e aleancave dhe aleancat e politikës ne Shqipëri, duhen dy për tango!

All or nothing, ose të gjitha, ose asgjë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In