• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

All or nothing, ose të gjitha, ose asgjë!

by Linda Karadaku
10/05/2017 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Kjo që po ndodh në Shqipëri i ngjan lojës së luftës ku palët hyjnë ose për të marrë gjithçka ose për të lënë të vdekur pas. Në anglisht, i thonë, “all or nothing.” Ndërkohë, “lufta” shoqërohet me presionin dhe shantazhin psikologjik ndaj kundërshtarit, duke pritur që ai/ajo të dalë nga lufta, të dorëzohet, pa e luftuar fare atë, gjë që nuk duket të ketë shanse të ndodhë.

Është e paprecedentë në politikën shqiptare dhe me thënë të drejtën nuk është e zakontë as në politikën perëndimore. Është po aq e paprecedentë sa kërkesa për qeveri teknike pak muaj para zgjedhjeve apo poshtërimi I vazhdueshëm I kundërshtarit politik nga pala tjetër. Në të njëjtën kohë, është precedent, sado absurd të duket ky arsyetim, me mënyrën sesi politika shqiptare është sjellë me këtë popull dhe këtë vend në 27 vjet, duke e çuar atë ndër vite në kriza të dimensioneve të frikshme, që na kanë çuar vite mbrapa, pikërisht atëherë kur kemi menduar se më në fund jemi në rrugën drejt normalitetit dhe zhvillimit perëndimor të Shqipërisë.

Gjithsesi, për t’íu kthyer kësaj që po ndodh në muajt e fundit, modeli “all or nothing” është si lojë bizhozi, ku natyrisht luhet me interesat dhe të ardhmen e shqiptarëve, të familjeve dhe fëmijëve tanë, dhe ku rezultati është ashtu si vetë shprehja, me gjasa 50 me 50, pra ose që vërtetë të ndodhë çudia dhe një palë ti marrë të gjitha, ose që një palë, ti humbasë të gjitha. Në të dyja variantet, rezultati është tmerr dhe do të çonte në një të ardhme të paqartë dhe me pasoja që tani për tani, duke mbetur me shpresën e një zgjidhje të sekondës së fundit, nuk mund as ti mendojmë.  Aq më tepër, në një vend dhe me një popull që e ka provuar dhe vuajtur deri në palcë sundimin e kultit të individit që merr vendime deri në çmenduri. Sado e brishtë dhe problematike të jetë demokracia shqiptare, me të gjitha zigzaket, ulje-ngritjet e saj, me të gjitha pakënaqësitë dhe inatet tona, megjithatë, është më e mira e mundshme që kemi dhe duhet ta ruajmë. Dhe varianti “all or nothing” nuk është as demokraci dhe as politikë perëndimore. Politika perëndimore, demokratike, është kompromis dhe art I të mundshmes, ku fiton diçka dhe tërhiqesh nga diçka.

Gjyshja ime, nana, një grua e mençur, që vendoste drejtësi për mosmarrëveshjet e familjes dhe fisit, thoshte se edhe në një shtëpi që I ka të gjitha, edhe në një familje që nuk ka asnjë hall, është mirë ta lësh një vrimë në cati që të pikojë kur bie shi, që të të kujtojë gjithmonë se ke diçka për të rregulluar, se ke diçka që nuk e ke, se nuk I ke të gjitha, se ndryshe, siç thoshte ajo, nuk të lë Zoti rehat, ta çon hallin.

Prandaj, all or nothing, është e rrezikshme, veçanërisht në politikë. Presupozon revolucion, me një përpjekje të qartë për ta sjellë nga lart, nga alta-politika. Por revolucioni I vërtetë ka ndodhur tashmë, dhe politika, duke krijuar një shkëputje shumëvjeçarë tashmë nga njerëzit, nga qytetarët e thjeshtë, nuk ka arritur ta shohë, ta kuptojë. Ky është revolucion Kapitalist që nuk bazohet më në shumicë dërrmuese në ideologji, të majtë apo të djathtë, por në pragmatizëm të kulluar dhe NORMAL, duke parë atë që ka ndodhur me mënyrën e drejtimit, mirë-drejtimit dhe keq-drejtimit të vendit në 27 vitet e post-enverizmit. Natyrisht, ky revolucion ka ndodhur në mënyrën tonë kapitaliste shqiptare, që përkthehet në: Çfarë fitoj unë dhe familja ime? Çfarë vlere ka vota ime për sot ose për katër vjet? Në çfarë do përkthehet dalja ime për të votuar në ditën e votimit? A do marr një thes miell, një dorë lekë, një vend pune? Ky lloj kapitalizmi i votës ka në nën-ndërgjegje edhe faktin se premtimet e bëra në fushata elektorale, në shumicën e rasteve thjeshtë kanë mbetur fjalë sepse Shqipëria nuk është bërë as më normale dhe as më e zhvilluar dhe ideologjia elektorale është katandisur në kërkesën për nevoja bazike që nuk do duhej as të diskutoheshin në një Shqipëri normale dhe perëndimore.

Varianti all or nothing nuk i përshtatet askund këtij ndryshimi të mentalitetit të njerëzve, dhe për pasojë, nuk ka shanse për sukses. Përkundrazi, thjesht shton një hall më shumë,hallin e stabilitetit, një hall edhe më i madh në morinë e të gjitha halleve tona të përditshme dhe çative të shtëpive tona që kanë shumë më tepër sesa një vrimë që pikon kur bie shi. Dhe në këtë pikë, për ta zbritur sadopak me këmbë në tokë, politikës shqiptare i duhet rikujtuar një thënie e Maja Angelou, poeteshës së famshme amerikane: “Unë kam mësuar se njerëzit do të harrojnë çfarë the, njerëzit do të harrojnë çfarë bëre, por njerëzit nuk do të harrojnë kurrë si i bëre të ndjehen.”

Next Post
Prezantohej si zëvendësdrejtor i ALUIZNI-t dhe u merrte lekë qytetarëve, arrestohet mashtruesi

Nëna e 14-vjeçares në polici: Ja provat e ngacmimit seksual të mësuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë pagesat digjitale! Sejko: Synimi është reduktimi i parasë cash

Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë pagesat digjitale! Sejko: Synimi është reduktimi i parasë cash

November 4, 2026
30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

November 4, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

November 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In