• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

by E B
02/04/2026 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një takim virtual me përfaqësues nga 35 vende, ku pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe Shqipëria, në kuadër të përpjekjeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Takimi do të mbledhë kryesisht vende evropiane anëtare të NATO-s, së bashku me partnerë ndërkombëtarë si Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Përfshirja e Shqipërisë në këtë forum shihet si pjesë e angazhimit të saj në çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe koordinimit me aleatët perëndimorë.
Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar nga Irani që prej përshkallëzimit të konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin në fund të shkurtit 2026, duke shkaktuar pasoja të mëdha në tregjet globale të energjisë. Si një vend që varet nga importet e karburanteve, Shqipëria ndikohet drejtpërdrejt nga rritja e çmimeve të naftës dhe pasiguritë në furnizim.Analistët theksojnë se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë iniciativë diplomatike është një mundësi për të rritur profilin e saj në arenën ndërkombëtare, por edhe për të mbrojtur interesat ekonomike kombëtare në një kohë krize globale energjetike.

Megjithatë, mungesa në këtë koalicion e aktorëve të mëdhenj si Shtetet e Bashkuara, Turqia, Arabia Saudite, Kina dhe India ka ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e nismës. Pavarësisht kësaj, takimi konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt koordinimit diplomatik dhe presionit ndërkombëtar për rihapjen e një prej korridoreve më jetike të tregtisë globale.

Që pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, Irani ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit duke krijuar probleme të mëdha financiare për shkak të krizës së furnizimit me naftë në të gjithë botën. Dhe krahas kësaj, nëse lufta do të vijojë parashikohet një “gropë” e madhe në sektorin energjitik. Ndaj, kjo nismë e Britanisë së Madhe pritet me interes për të parë nëse do të ketë sinjale pozitive për rihapjen e këtij korridori jetik të tregtisë globale.

Next Post
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In