• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha kërkon falje për gabimet e qeverisë “Berisha” dhe ironizon me kritikët brenda PD

by A R
30/09/2016 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar ndjesë për gabimet e qeverisë “Berisha”.  Gjatë aktivitetit të mbajtur me rastin e hapjes së Akademisë Politike të PD Basha tha se forca që ai drejton ka reflektuar për të ecur përpara.

“Kemi bërë gabimet tona që i kanë kushtuar interesit publik. Gabime që padyshim patën rolin e tyre në rotacionin politik të vitit 2013. Duhet të jemi krenar për çfarë arritëm, por kokëulur, zemërhapur, ti themi shqiptarëve, po kemi gabuar, kemi reflektuar, le të shkojmë përpara. Çdo ndjesë duhet të jetë e sinqertë dhe në funksion të një aleance të re me qytetarin shqiptar.”- tha Basha.

Basha i është përgjigjur kritikave në drejtim të tij nga deputetja Majlinda Bregu. Basha tha se duhet t’i përgjigjet kritikave ndaj atyre që ka përballë, duke ironizuar indirekt me Bregun e kritikët e tjerë duke lënë të kuptohet se ky grupim nuk po bën oponencë ndaj qeverisë.

“Në politike duhet t’i përgjigjesh kritikave dhe personit që ke përballë, dhe jo atij që flet dhe vepron mbrapa shpine”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se integrimi i vendit është në rrezik nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama. Sipas tij, hapja e negociatave është në rrezik për sa kohë qeveria ngre aeroporte për trafikimin e drogës. Ai deklaroi se shpresa e ndryshimit është Partia Demokratike.

“Shpresa e ndryshimit quhet PD, dhe kësaj shprese i prin rinia demokrate. Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm për stabilitetin dhe të ardhmen e saj evropiane. Një udhëkryq të rrezikshëm të shkaktuar nga braktisja totale e rinisë shqiptare e qytetarit shqiptar. Eshtë domosdoshmëri që PD të bëjë gjithçka për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Për të sjellë në pushtet qytetarin shqiptar, i cili sot është i braktisur, i tradhtuar nga në kryeministër që mendon vetëm për veten e tij dhe një grusht njerëzish e kriminelësh me të cilët shpreson se do të mbajë pushtetin. Integrimi evropian i vendit është në rrezik. Nuk mund të hapen negociatat për një vend që dhunon zgjedhjet, që dhunon maturantët e tij përmes ligjeve të padrejta e klienteliste, nuk mund të hapë negociatat një vend ku vidhet ditën për diell e natën për hënë. Ku mediat quhen kazanë.”- deklaroi Basha./a.m.

Next Post
Miratohen organet e drejtësisë, Hysi për ligjin e prokurorisë: Nuk ka ngërç me opozitën

Fatura 1.8 mld lekë për reformën, Hysi: Ja vlen për drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

October 22, 2026
Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

October 22, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

October 22, 2026
Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

October 22, 2026
“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In