• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ka tapinë e PD-së, askush nuk ia merr dot më!

by Ben Andoni
13/07/2021 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Më parë ishin thjesht zëra apo ata që nuk e donin pushtetin aq të madh të Bashës. Tashmë për të janë të bindur dhe gjithnjë e më pak thonë se: është zgjatim i pushtetit të vërtetë të Berishës. Kjo, pasi në fakt, ish-kryetari historik ka kuptuar rrezikun që po i kanoset prej tij në shtator dhe cinizmin e pasardhësit të vet. Në vend të së gjithës kemi sërish ndryshime statusore që do t’i shkojnë për shtat dhe do të përshtasin të gjithë strukturën e brendshme të PD-së të jetë vartëse direkte e tij.

Ajo që sot i përmendet Bashës janë humbjet e tre zgjedhjeve rresht, kurse njerëzit që e njohin më mirë strukturën e PD-së i kërkojnë realisht përgjegjësinë për bojkotin e zgjedhjeve. Paçka sesi gjykohet sot, kryetari aktual Basha, pothuaj pati mbështetje totale nga të gjithë strukturat e PD-së dhe këtë publiku e ndjeu pothuaj në të gjitha daljet e njerëzve të saj kryesorë që u angazhuan dhe e mbështetën. Edhe pse u është thënë nga aleatët e tyre politikë ndërkombëtarë që nuk duhet të iknin nga parlamenti; edhe pse nga i gjithë faktori i huaj, që për hir të së vërtetës nuk i shkon për shtat kjo peshë e madhe e Ramës në të gjithë jetën e vendit; ata nuk begenisën asnjë fjalë të arsyeshme.

Tashmë ka ardhur radha e statutit, i cili duhet të ndryshojë konform kohëve dhe realiteteve të reja që po kalon PD-ja. Janë të disatat zgjedhje që PD vazhdon të ankohet, ndërsa elektorati i saj vuan dhe pret që të zgjedhurit e saj të tregojnë se çfarë mund të bëjnë. Por, fatkeqësisht, të zgjedhurit e saj janë thjesht tashmë zgjatime të z.Basha dhe justifikues të ndryshimeve të tij. Kuptohet deri në momentin kur nxirren nga sfera e interesave të partisë dhe i afrohen medias për të treguar të vërtetat…e hidhura.

Pa dashur të bëjmë një panoramë të ndryshimeve të reja, që në thelb, të parashtruara kështu duken demokratike, por po t’i shikosh në thelb dhe në lidhje me PD-në e kupton se të gjitha tashmë e kanë vartësinë prej Bashës ose lejen e tij, do kuptosh se është e pamundur të presësh ndryshime reale te kjo forcë politike. Në këtë formë, PD-ja po e pret pushtetin t’i serviret.

Ndaj, rruga më e drejtë për ndryshimet dhe kritikët është më e thjeshtë në dukje por me shumë përkorje dhe përpjekje përpara. Duhet një formacion tjetër i të gjithë këtij kontingjenti të madh të pakënaqurish që të administrojë në mënyrë më demokratike dhe me kanonet e vërteta të së Djathtës Konservatore një elektorat që identifikohet  me PD-në. I vetmi problem është sesi do të menaxhohet kjo amalgamë, që tashmë Basha e përçan me kujdes me indiferencën dhe mënjanimin e kujdesshëm, dhe se kush do e drejtojë. Në rastin e mëtonjësve për kryetar kundër Bashës u kuptua se ata ishin bash të pakënaqur dhe aspak bashkë. Kjo mund të futet në matricën e problemeve dhe të nxjerrë një formacion që t’i rikthejë forcën dhe shkëlqimin këtij elektorati. Por, nëse energjitë do humbin me Bashën, atëherë i bie të luftosh me një personazh, që tashmë ka tapi te PD. Nga ato që prodhojnë pushtet pafund për interesa të ngushta. Jo PD. (Javanews)

 

Next Post
Mbyllja e klubeve të natës/ Bino: Vendimi i duhur për të kufizuar përhapjen e COVID19, janë aktivitete me risk të lartë

A do të rikthehen kufizimet/ Silva Bino konfirmon: Me konfirmimin e “Deltës” do rishikohen masat anti-covid

Comments 1

  1. Damen Dameni says:
    5 years ago

    Ti rrojë tapia, si puna,e,ish pronarëve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In