Në ditën e nëntë të protestës Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me artistët shqiptarë, mbështetës të PD.
“Përballë kemi një pakicë. Pakica është në momente tmerri nga shumica popullore. Ajo e gjen ngushëllimin te bandat. Sa herë që Rama e ndjen veten ngushtë ulet dhe drekon me banditët që ka sjellë në Kuvend” – tha Basha.
Kryedemokrati “harron” se mazhoranca ka sot 85 mandatë në Kuvend ndërsa brenda PD ka deputetë që e kanë kundërshtuar hapur vendimin e Bashës për bojkotimin e reformës duke deklaruar dhe votën e tyre./javanews/b.d