• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha e vendosi në listën humbëse, ja çfarë thotë Ristani

by A R
04/11/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili humbi si i katërti në listën e Vlorës, ka folur sot për humbjen katastrofike të PD në zgjedhjet e 25 qershorit dhe nëse Basha është lideri i duhur për këtë parti.

Sipas Ristanit, listat e Bashës nuk ishin faktori kryesor që PD humbi në zgjedhje, por se mjetet në garë nuk ishin njësoj me ato të kundërshtarit politik, shkruan BalkanWeb.
Ish-deputeti i PD thotë se Rama përdori bandat e krimit dhe drogës, gjë që ia lehtësoi fitoren.

Ristani jep dhe një mendim në lidhje me lënien jashtë të emrave të rëndësishëm nga Basha në listat për deputetë, duke u shprehur se është kryetari ai që zgjedh strategjitë përderisa është vendosur në atë post.

A ndikuan listat e Bashës në humbjen e PD?

Zgjedhjet e fundit ishin tronditje për PD për shkak të rezultatit. Unë humba dhe personalisht, nuk jam më pjesë e parlamentit aktual. Ishte një periudhë meditimi, reflektimi.

A e pyetët Bashën pse ju vuri të katërtin?

Zgjedhjet janë një pjesë e taktikës që zgjedh lidershipi. Basha pati strategjinë e tij në fushatë elektorale. Kishte specifikat e veta. Ne kishim në listë edhe dy aleatë, specifika kontraditore, sic ishte ai i PBDNJ, apo z.Tahiri i çamëve. Kështu menduam se do fitonim 5 mandate në Vlorë. Por nuk luanim në të njëjtën fushë, me të njëjtat mjete me kundërshtarin. Humbja nuk erdhi për shkak të taktikës së Bashës, por përballë kishim krimin, drogën.

U mërzitët për zgjedhjen e tij?

Unë jam njeri politik dhe zbatoj vendimmarrjen e lidershipit të PD, e respektoj se ai ka marrë përgjegjësinë për ta çuar partinë në pushtet. Kam komunikuar me të, dhe arsye është pjesë e taktikës. Nuk ndjej keqardhje, por a ishte taktikë e mirë apo e gabuar, kjo mund të diskutohet, por nuk luanim të njëjtën lojë me kundërshtarin. Ata erdhën me banda e para droge.

Gabime të Bashës? Duhet të liheshin jashtë ata që u lanë?

Arben Ristani:Këtu ka opinione të ndryshme. Unë i mënjanohem këtij opinioni, se në momentin kur zgjidhet kreu i partisë, ai i ndjek taktikat dhe strategjitë. Nuk e di ç’rezultat do merrnin me këto lista.

Vetë PD nuk ka asgjë që nuk shkon?

Sigurisht që PD nuk është perfekte, dhe s’mund të jetë e tillë. Ka vend për të punuar e përmirësuar më shumë. Ne kemi nisur një proces analize. Unë do mbikëqyr procesin e analizës në qarkun e Korçës. Ne presim të shohim rezultatin në qendrat e votimit, kush janë elektorati i palëvizshëm, ku është përdorur presioni e mashtrimi. Në çdo zonë ka problematika të ndryshme.

A ndikoi lëvizja anti-Basha në humbjen e zgjedhjeve?

Arben Ristani:Nuk di të ketë pasur një lëvizje kundër Bashës, ishin vetëm dy deputetë që kërkuan dorëheqjen e Bashës. Të tjerët ishin pas zgjedhjeve, jo para zgjedhjeve. Prandaj nuk mendoj se ka pasur impakt.

Si  i ke marrëdhëniet me Astrit Patozin?

Unë personalisht kam një veçanti në këtë organizatë. Kam marrëdhnie shumë të mirë me gjithkënd. Kjo nuk na ndikon që të ndajmë opinione të ndryshme për politikën qoftë dhe brenda PD.

A mendoni ju se Basha është i duhuri në drejtimin e PD në këtë moment?

Ne prandaj jemi parti demokratike që të respektohet mendim kundër. Kryetarin e kanë zgjedhur dhe pranuar anëtarët e PD dhe kjo është vendimmarrje e padiskutueshme. Unë jam njeri politik dhe nuk mund të kem mendim kundër. Demokratët kështu vendosën.

Protesta, mekanizmi i duhur për rrëzimin e qeverisë Rama? Kështu thotë Berisha.

Berisha e quan revolucion demokratik. E vendos në krye të diskursit politik. Dhe është e vërtetë, se kjo qeveri banditeske që kemi është e vështirë të rrëzohet me rrugë demokratike. Kur në pushtet ke një bandë krimi, që krahasohet me kartelet e drogës kolumbiane, vështirë se mund t’i rrëzosh nëpërmjet zgjedhjeve, se s’janë të lira e të ndershme. Ka një plan të studiuar mirë nga Rama, që nga një krah të varfërojë popullin dhe nga ana tjetër të pasurojë kriminelët. Deri tani ka ecur mirë plani i tij. Duke  i tërhequr kriminelët dhe në Kuvend. Protesta, duket si e vetmja zgjidhje, nëse s’do kemi as ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë.

Kur do nisin protestat?

Ka një organizim. Tashmë jemi në kushte të vështira nga ç’ishim para zgjedhjeve. Tani po analizojmë situatën për gadishmërinë e strukturave.

Next Post
Ndërrimi i mërzitshëm i viteve

Akademia që duhet të shuhet në vjeshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In