• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Do mbani përgjegjësi nëse jemi përgjuar; Tahiri: Nuk kemi përgjues!

by Java News
16/05/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e pajisjes së përgjimeve është kthyer në kryefjalën e aksionit opozitar të kësaj të hëne, teksa veç deputetëve në komisionin e sigurisë, edhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar që të merren në pyetje Ministri Tahiri, Kreu i Policisë Çako, Kryeprokurori Llalla si dhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika. Kryedemokrati shtoi se që nga dita kur ka dalë në media kjo çështje, Rama ka heshtur, një shenjë që për Bashën është provë se Kryeministri fshihet prapa përgjimeve.

“Vetë Policia e ka pranuar publikisht se posedon një pajisje të tillë ndërsa Rama dhe Tahiri heshtin. Kjo pajisje ka hyrë pa u regjistruar dhe pa lejen e Prokurorisë. Në hierarkinë e skandaleve, ky padyshim zë vendin e parë përgjegjësi shkojnë drejtpërdrejtë tek kryeministri Edi Rama. Prej ditës kur skandali është bërë publik, Rama nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme, duke lënë të kuptohet se fshihet prapa këtij krimi.

Transparenca për këtë skandal politik dhe kriminal është një emergjencë imediate ligjore, shoqërore dhe morale. Qytetarët kanë nevojë të mësojnë një orë e më parë të vërtetën. Ne kemi kërkuar një dëgjesë urgjente nesër paradite në komisionin e sigurisë, Ministrin, Kreun e Policsë, kreun e SHISH dhe kryeprokurorin.

Ai (Rama) duhet të mbajë dhe do të mbajë përgjegjësi për përgjimin mafioz të Presidentit, opozitës, të ambasadorëve dhe gazetarëve të vendit.”- tha Basha.

Por në të njëjtin interval kohor, në një dalje publike pas inspektimit në Akademinë e Sigurisë, ministri Saimir Tahiri ka thënë se forcimi i kapaciteteve të policisë dhe kushtet janë në nivele profesionale.

“Ju e dini që prej 10 vitesh akademia nuk funksiononte. Që kur nisëm punën ne besuam se pasurimi i burimeve njerëzore me të rinj dhe të reja në polici ishte hapi i duhur” – tha ministri i Brendshëm.

Ndërkohë, Tahiri nuk i shpëtoi as pyetjes së gazetarëve për debatin e fundit të politikës që lidhet me një pajisje përgjuese në duart e Policisë së Shtetit.

“Për hir të respetit që kam ndaj opinionit publik më duhet të them se Policia e Shtetit nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë në të ardhmen një pajisje të tillë. Nuk i lejohet me ligj. Ka një trajnim prej disa javësh të firmosur në vitin 2007 përmes një marrëveshje me qeverinë italiane. Bëhet fjalë për një pajisje normale, por jo përgjues” – tha Tahiri.

Ai tha se Policia është transparente ndaj hetimeve dhe verifikimeve ligjore.

“Të gjithë ata që mendojnë se ka diçka të tillë janë të ftuar përmes rrugëve ligjore të hetojnë dhe të shohin nëse unë them të vërtetën. Duhet t’i lejmë thashethemet” – deklaroi ministri i Brendshëm.

javanews/ a.k

Next Post

“Corriere della Sera”: Jeta mondane e Klemend Balilit në Milano

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

September 25, 2026
Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

September 25, 2026
VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

September 25, 2026
VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

September 25, 2026
“Po humbasim njerëzillëkun nga AI”- Papa Leoni jep alarmin nga Franca: Makineritë do të marrin kontrollin e Tokës!

“Po humbasim njerëzillëkun nga AI”- Papa Leoni jep alarmin nga Franca: Makineritë do të marrin kontrollin e Tokës!

September 25, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Rusia po gatuan diçka të madhe!”- Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

September 25, 2026
Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

September 25, 2026
Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

September 25, 2026
Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit del para KPK, çfarë rezultoi nga shqyrtimi i figurës dhe pasurisë

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së, u desh shorti me gogla për të përcaktuar fituesin!

September 25, 2026
Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com