• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Corriere della Sera”: Jeta mondane e Klemend Balilit në Milano

by Aalison Pearse Stevens
16/05/2016 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditshmja italiane “Corriere della Sera”, ka publikuar sot një shkrim me titull: “Droga, gjuetia e  madhe në Europë në kërkim të “Eskobarit të Ballkanit”. “Kelmend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare”, shkruhet në hyrje të këtij artikulli.

“Mbi 7 tonë marijuanë të sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg. Sipas Policisë Financiare italiane, marijuana e importuar kushton reth 1000 euro për kg, e trafikantët preferojnë qytetin e Milanos si destinacionin final pasi këtu çmimi rritet 700-800 euro për kilogramë”, shkruan gazeta.

“Në krye të organizatës të kësaj ngarkese droge e të dhjetrave të tjera, ka një të dyshuar i pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit” dhe i kërkuar në gjysmën e Europës”, vijon ajo. “Sipas burimeve investigative- shkruan Corriere della Sera- Klemend Balili, gjatë këtyre viteve është parë disa herë në Milano, si për takime zyrtare e prestigjoze  për shkak të profesionit të tij, si dhe në takime informale me bashkëatdhetarë të tij në qytetin e Milanos e në provincë.

Sipas një zyrtari të policisë italiane klani i shqiptarëve të drogës, është mjaft aktiv në zonën e Abbiategrasso (komunë në Milano). Nuk zotërojnë kontrollin e plotë të këtij territori, por janë mjaft të përfshirë. Klani i shqiptarëve është gjihashtu dhe mjaft i pranishëm në provincën e Paveses”.

Sipas “Corriere della sera”, Klemend Balili preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër Galeri, (Galeria Vittorio Emanuele II në Milano është një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta e quajtur ndryshe dhe si salloni i borgjezisë së lartë milaneze), në dyqanet e rrugës Vercelli, si dhe në ndalesat në Porta Venezia e Sheshi i Republikës.

“Që në drejtësinë shqiptare, diçka nuk funksion është fakti i njohur”, shkruan e përditshmja italiane. “Kriminelët mjaft pranë arrestimit nga investiguesit e huaj, lajmëroheshin në kohë e arratiseshin duke mos u gjetur më.

E konsideruar si “Kolumbia e Europës, për prodhimin e lëndëdve narkotike, rafinerive të saj e klaneve që bëjnë miliona me drogën, Shqipëria jeton një luftë të egër mes shërbimeve sekrete e qeverisë. Të parët akuzojnë të dytët për autorizime ilegale të përgjimeve, falë instrumentave të prodhuara nga një shoqëri italiane, e që kalonin përmes kanalit diplomatik italian, drejtuar nga Anna Poggi, që koordinonte punën mes forcave të Interpolit”, shkruan gazeta italiane.

ma.me

 

Next Post

Fitorja e “Oscar-it” të Operas nga Ermonela Jaho, Rama përgëzon sopranon: Të Lumtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In