• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha – Berisha, dueli për mediat

by Java News
03/11/2015 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Ajo që përflitej prej kohësh për një plasaritje në marrëdhëniet mes kryetarit aktual të PD Lulzim Basha dhe mentorit të tij Sali Berisha, duket se tashmë është ravijëzuar qartazi. Rebelimi i disa deputetëve të PD kundër televizionit Klan me në krye Bashën, ka bërë që për kompensim nga ana tjetër Berisha t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi duke përgojuar Top Channel për shifrat e audiencës.

E gjithë kjo situatë mori shkas pas një përpjekje të pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangajt, për të bërë një ndërtim në zonën bregdetare që mban emrin “Laguna Blu”. Në këtë zonë kanë shtëpitë shumë deputetë të PD deri dhe kryetari i kësaj force politike, Basha. Por sa parimore janë sulmet e Bashës dhe të deputetëve të PD-së në adresë të Frangajt dhe përse Berisha përpiqet që në këtë shpërthim anti-Klan të gjejë formula kompensimi duke sulmuar Top Channel?

Në fakt sulmet e PD-së kundër Frangajt në thelb nuk kanë asgjë parimore, aq më shumë thirrjet e saj në adresë të TV Klan për pasqyrim me objektivitet të lajmeve apo deklaratave të saj për shtyp. Për hir të së vërtetës, në jo pak raste TV Klan ka cënuar integritetin e lajmeve sidomos në kohën kur PS ishte në pushtet dhe PD në qeveri. Por asnjëherë nuk pati ndonjë reagim nga PD lidhur me cënimin e standarteve profesionale të gazetarisë. Madje në shumicën e rasteve ishin vetë krerët më të lartë të PD që fërkonin duart deri dhe nxisnin në këtë deformacion.

Marrëdhniet mes PD dhe TV Klan nuk kanë qenë kurrë mbi baza profesionaliteti. Reagimi i ashpër i disa deputetëve të PD më shumë se për kritere profesionale kundër Frangajt, lidhet qartësisht me problem personale që ata kanë me të sa i përket ndërtimeve te “Laguna Blu”.

Nga ana tjetër Berisha nuk dëshëron ti shkëpusë të gjitha lidhjet që ndër vite skaliti me TV Klan. Ai pa shumë elegancë, siç është edhe në natyrën e tij, ka zgjedhur që t’i japë një dorë TV Klan duke sulmuar Top Channel. Për hir të realitetit, Berisha është ndër të vetmit ish-presidentë apo ish-kryeministra në këtë planet që merret me shifrat e audiencës që kanë kanalet televizive. Por përtej këtij realiteti ku Basha sulmon Klanin dhe Berisha nga ana tjetër i kundërpërgjigjet duke sulmuar Top Channel, zbulon skicimin e një plasaritje jo të vogël mes dy liderëve që drejtojnë PD-në.

Dyzimi në qëndrime, puna me dy zyra shtypi në PD, ku njëra është e Bashës dhe tjetra e Berishës, ka nxjerrë në pah një përpjekje të Bashës për të pasur një profil të tijin jashtë diktatit të Berishës, gjë që ka çuar dhe në krijimin e këtij dualizimi politik. Në një vështrim mund të duket se në PD “njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit”, por në fakt kjo përplasje mes dy drejtuesve të PD-së vetëm sa zbardh majën e ajsbergut të diferencimeve në qëndrime që ka Basha dhe Berisha.

Rast i TV Klan apo sulmi i Berishës ndaj Top Channel vetëm sa zbulon një pjesë të këtij dualizimi. Basha duket se e ka të qartë tashmë se me Berishën mund të mbijetosh në PD, por nuk mund të fitosh kurrë më zgjedhje.

Next Post

Tashmë është zyrtare, Shqipëri-Kosovë më 13 nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com