• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: 12 javë qëndrese mbyllen sot, nesër nis rrugëtimi për Republikën e Re

by A R
12/05/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“12 javë protestë do të  inaugurohen dhe përmbyllen sot, pasi nesër nisim rrugëtimin për Republikën e Re dhe rrëzimin e Republikës së Vjetër“, kështu ka deklaruar Lulzim Basha sot gjatë një bashkëbisedimi me protestuesit tek çadra.  Nuk dihet nëse me këtë Basha nënkupton mbylljen e çadrës nesër. Lideri i opozitës u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës, ndërsa deklaroi se asgjë më e rëndësishme nuk do të ndodhë këto 24 orë.

“12 javë qëndresë, pra 3 muaj protestë, do të inaugurohen dhe përmbyllen sot, pasi nesër nisim rrugëtimin për Republikën e Re dhe rrëzimin e Republikës së Vjetër. Nesër shpresa merr rrugën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.  Nesër bashkohen të gjithë në këtë shesh për të përmbysur republikën e vjetër. Nesër bashkohën në shesh qindra mijëra të rinj, të papune, të perndjekur politike dhe biznesi i vogel. Do të bashkohemi në kërë shesh si kurrë më parë. Republika e re do të çliroje biznesin e vogël dhe i jep zgjidhje papunësisë. Nesër nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari të ndershëm, i besimit të patundur në të ardhmen më të mirë që na pret, i vendimit të madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit nga themelet republikën e vjetër të vesit, korrupsioni, krimit e drogës të pazareve të ndyra politike, republikën e vjetër të kupolës së vjetër politike që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër republikën e qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.

Basha tha se me ‘Republikën e Re’ do anulohet ligji për arsimin e lartë si dhe do përgjysmohet çmimi i biletës së urbanit në Tiranë dhe në rrethe.

“Ligji i Republikës së re do jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Do marrë fund kaosi me maturant, pasi vetëm merita dhe preferenca do përcaktojë të drejtën e studimit. Me ne bashkohen nesër qindra e mijëra sipërmarrësish të vegjël që kanë përjetuar terror me taksat. Ata janë detyruar të mbyllin bizneset për shkak të taksave. Nesër bashkohen me ne qindra dhe mijëra fermerë që në 4 vite përjetuan 0 investime. Nga ky shesh me votën e lire do i kthejmë fermerëve shqiptarë sigurimin e tregut që produktet e tyre. 650 mijë pensionistë i bashkohen nesër protestës tonë të cilët janë braktisur në këto vite. Ata bashkohen me Republikën e Re që do mundësojë që pensioni i tyre të mos jetë më pak se 250 mijë lekë në muaj. Sepse paratë e pensionistëve do jenë për pensionistët dhe jo për lali fikun dhe të korruptuarit e tij. Me Republikën e Re do përgjysmojmë biletat e urbanit në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër”- tha Basha./javanews.al/a.ç

Next Post
Studimi rajonal: Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk marrin kupon tatimor

Studimi rajonal: Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk marrin kupon tatimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In