• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Studimi rajonal: Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk marrin kupon tatimor

by Java News
12/05/2017 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përqindja e atyre që nuk marrin faturë për blerjet e cigareve, ushqimeve, produkteve higjenike, veshjeve,  është shumë më e lartë se në dy vende të tjera të rajonit, Maqedoni dhe Kosovë.

Më shumë se gjysma e konsumatorëve shqiptarë nuk marrin faturë kur blejnë cigare, veshje, produkte kozmetike dhe më pak te ushqimet. Përqindja e atyre që nuk marrin faturë është shumë më e lartë se në dy vende të tjera të rajonit, Maqedoni dhe Kosovë.

Një sondazh i organizuar në vitin 2016, në kuadrin e studimit “Parajsa e Fshehur – Ekonomia e fshehur dhe Shmangia e taksave në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”, realizuar nga IDM Albania për Shqipërinë, CPRM në Maqedoni dhe 4D në Kosovë gjeti se ka diferenca të mëdha mes tre shteteve kur vjen puna te dhënia e kuponit tatimor për blerjen e produkteve bazë.

Në veçanti, moslëshimi i kuponit tatimor mbizotëron në Shqipëri, disi më pak në Kosovë dhe është më i ulët në Maqedoni. Në mënyrë të dukshme, produktet e kozmetikës/higjenës, alkool/cigare dhe  veshje/këpucë janë më të mundshme që të shiten pa u taksuar, ndërsa ushqimet janë më të mundshmet të taksohen, veçanërisht në Maqedoni dhe Kosovë.

Për Shqipërinë, të dhënat e sondazhit, me një kampion populate prej 1000 individë, treguan se 52% e të anketuarve, kurrë ose rrallë kanë marrë një kupon për blerjet e cigareve. E njëjtat përqindje është edhe për veshjet, ndërsa 50.7% deklaruan se nuk marrin kupon për blerjet e produkteve kozmetike. Shumë më e ulët është përqindja e atyre që nuk marrin kupon për blerjet e ushqimeve, 22.9% dhe lidhet kryesisht me zgjerimin e supermarketeve të mëdha, që lëshojnë rregullisht faturë.

Këto përqindje janë shumë më të larta se në Maqedoni, madje dhe në Kosovë. Në Maqedoni vetëm 12.5% e të anketuarve kanë pohuar se ata nuk marrin faturë për produktet kozmetike. Në Kosovë, kjo shifër është 33.5%.

Për ushqimet, përqindja e atyre që nuk marrin faturë në Maqedoni është 10.4% dhe interesante është që në këtë segment, vetëm 5.6% e të anketuarve nga Kosova kanë deklaruar se nuk marrin faturë kur blejnë ushqime.

Raporti thekson se “Situata në Shqipëri gjithsesi duket më e rëndë dhe më e përkeqësuar se në dy shtetet e tjera, me më shumë se 50% të të anketuarve që thonë se ata kanë marrë rrallë ose nuk kanë marrë kupon tatimor për a) produktet e kozmetikës/higjenës, b) alkool/cigare, c) veshje/këpucë”.

Gjithsesi, kur bëhet fjalë për dhënien e kuponit tatimor për shërbimet e marra, situata është e rëndë në të tre shtetet. Figura 9 tregon përqindjen mesatare të të anketurave që thonë se ata nuk kanë marrë faturë tatimore për (disa nga) 13 shërbimet e përmendura në pyetësor. Përqindja e atyre që marrin më rrallë faturë është më e lartë në Kosovë (74%), e dyta është Shqipëria (65%) dhe e treta Maqedonia (54%).

Së fundmi, kur bëhet fjalë për të blerë mallra më të mëdha (si makina, mobilie, pajisje teknike etj.), frekuenca e lëshimit të kuponave/faturave është më e ulëta në Kosovë, me 57.1% të të anketuarve disi më mirë në Shqipëri, me 43% të të anketuarve dhe më e mirë në Maqedoni, me vetëm 11.8% të të anketuarve (Figura 10).

Raporti thekson se pavarësisht diferencave në dhënien e faturave tatimore dhe pagimit të taksave për mallrat dhe shërbimet, perceptimi përsa i përket dobishmërisë së taksave nuk ndryshon në të njëjtën madhësi.

Në mënyrë specifike, pjesa më e madhe e të anketuarve (veçanërisht në Shqipëri) bien dakord me deklaratën “Mospagimi i taksave e ndikon negativisht ekonominë vendase”, duke treguar se kuptohet rëndësia e taksave (Figura 11). Gjithsesi, në një mënyrë disi kontradiktore (Figura 12), 16% e të anketuarve nga Shqipëria dhe Maqedonia gjithashtu pohojnë se “Mospagimi i taksave duhet të tolerohet” (e zgjedhur më shpesh nga të anketuarit me të ardhura më të ulëta), duke treguar se megjithëse konsiderohet e rëndësishme për ekonominë lokale, morali i taksave është ende i ulët në të tre shtetet.

Një nga konkluzionet e raportit “Parajsa e Fshehur – Ekonomia e fshehur dhe Shmangia e taksave në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”, është se “barra e taksave, një nga shumë faktorët që kontribuon të evazionin fiskal, është në plan të parë aty ku politikat publike duhet, dhe shumë shpesh janë, shënjestruar në mënyrë që të ndryshojnë një sistem që nxit angazhimin në evazionin fiskal dhe mashtrimin.

Barra e taksave lidhet jo vetëm me shumën e paguar por gjithashtu në lehtësimin e vështirësive për pagimin e taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore”. (Monitor)/a.ç

Next Post
Drejtësia, të huajt do të shqyrtojnë dy mijë denoncime nga qytetarët

Këshilli i Lartë Gjyqësor nga Avokatia, shpallen emrat që përmbushin kriteret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In