• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhyl Reso: Berisha kërkon votën e Tiranës, kryeqytetit që pushtoi si barbar!

by A R
17/03/2023 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bardhyl Reso i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare Tv kujtoi përplasjen me Sali Berishën në 1991-shin, për njerëzit që vinin nga zonat rurale, dhe zaptonin toka në Tiranë. Reso u shpreh se, Berisha lejoi të zaptoheshin tokat në Kamëz, Bathore, Babrru, Paskuqan, një pjesë e të cilave ishin me pronarë, me qëllim që të siguronte vota. Berisha tani propozon Belind Këlliçin për Tiranën, por a mund ta harrojë Shqipëria çfarë i bëri Tiranës, ky barbar, thotë Reso.

“Kur kalojë nga një qytet në tjetrin për punë, ti humbisje pasaportizimin në vendin ku ishe. Para 1990-ës nuk mund të shkoje në një qytet tjetër, por veç me pasaportizimin. Nuk bëhej fjalë veç për Tiranën, por edhe për qytete të tjera të mëdha. Nëse ishe nga një fshat ose qytet tjetër i vogël, nuk mund të shkoje në Durrës.

Këtë diskutim e kemi bërë me Sali Berishën që në 1991-shin. Kur unë i thashë që po vijnë njerëzit në Tiranë, po zaptojnë tokat. Ai m’u përgjigj se tokat janë të shtetit. Saliu kujtonte se fermat ose kooperativat, ishin toka shteti në Tiranë. Edhe tërë Bathoren, tërë Kamzën, pse e zunë? Se në Kamëz e kishte blerë një pjesë te atyre tokave një kompani italiane edhe i kishte paguar shtetit shqiptar paratë për ato toka që kishte blerë. Mbaroi lufta, ato kaluan në favor të shtetit përsëri, kurse pjesa tjetër ishte e pronarëve. Shumë familje të mëdha të Tiranës, Toptanasit, Petrelat, edhe të tjera i kishin pronat në Paskuqan, Kamëz, në Rinas, në Babrru etj.

I thashë Berishës se ato janë toka me pronarë, përveç fermës se Kamzës që e mori shteti pasi iku Italia. Erdhën i vunë tabelën “Tokë e zanun”. Ndërsa Berisha më tha: “Ne po na lejojnë të lëvizim nëpër Evropë, pse ne mos lëvizim brenda Shqipërisë?” Në Evropë shkojnë, po a ka zënë njeri ndonjë copë tokë atje? Me një fjalë goje u krijua kaosi. E vendosi PD-ja se duheshin vota dhe Sali Berisha donte vota të sigurta. Dhe këto vota i merrte vetëm me njerëzit që po vinin. Nuk donte t’ia dinte njeri se po braktiseshin zonat e tjera. U sulën të gjithë për të vjedhur, për të shkatërruar edhe kjo stimulohej nga njerëzit e PD-së. Këta të lidhur me forcat e huaja greke dhe serbe, por edhe nga njerëz me një vizion fshataresk, një njeriu që s’ka parë gjë me sy filluan të sulen të rrëmbejnë çdo gjë.”, tha Reso në dritare.net

/a.r

Next Post
Portieri fiton trofeun e “lojtarit pa zemër”, prish festën e vogëlushit 7-vjeçar

Portieri fiton trofeun e “lojtarit pa zemër”, prish festën e vogëlushit 7-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In