• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Nga amnistia përfitojnë dhe protestuesit e opozitës që u përdorën mish për top e u lanë rrugëve, përjashtohen zyrtarët…!

by Java News
04/04/2024 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga foltorja e Kuvendit Gazment Bardhi ka deklaruar se Rithemelimi do të votojë amnistinë penale si një akt mëshire për të gjithë ata që përfitojnë. Ai nënvioi se përfitues janë edhe protestuesit e arrestuar të opozitës, por jo zyrtarët që janë nën hetim nga SPAK apo që janë të dënuar nga GJKKO.

Fjala e Bardhit

Kemi deklaruar se jemi parimisht dakord për amnistinë. Do duhet të shqyrtonim propozimin e ardhur nga qeveria për të shkuar drejt një konsensusi. Për çdo qytetar dua të bëj të qartë procedurën që ka ndjekur grupi jonë parlamentar nëse duhet apo jo të mbështeste amnistinë e propozuar. Kemi analizuar të gjitha ligjet për dhënie amnistie në të shkuarën që kanë marrë votat e PS dhe PD, pra një konsensus të gjerë të kuvendit. Rezulton që amnistia që propozohet për votim sot është në fakt amnistia që përfshin një kategori më të ngushtë të përfituesve të saj.

Kam dëgjuar gjatë këtyre ditëve që me propozimin tonë falen të korruptuarit dhe se ne kemi krijuar një aleancë kundër SPAK. Në fakt shqiptarët e dinë se kush është pro SPAK e kush kundër.  Nuk e kam fjalën me fjalë por me fakte. Duke e furnizuar me kallëzime me denoncime. Ata që s’kanë bërë një kallëzim në SPAK befas na dalin si mbrojtës së SPAK, janë qesharak sepse askush s’ka në dorë për ta mbështetur apo detyruar SPAK. Detyra jon është që ta mbështesim sa herë kërkohen burime financiare. Ne i kemi shpallur dhënien fund të pandëshkueshmërisë si një prioritet kombëtar. Këtë duhet ta shfaqnim duke votuar amnistinë. Policë të ndëshkuar ka dhe ka pasur, por jo zyrtarë të lartë. Kushdo zyrtar i lartë i përfshirë në korrupsion nuk mund të përfitojë asnjë lehtësi me votë të deputetëve të Shqipërisë.

Ndryshe nga herët e kaluar nuk përfitojnë kriminelë. Dëgjova se nuk falen protestuesit, në fakt kur i përdor si mish për top protestuesit nuk e di përse janë dënuar e për çfarë vuajnë gjithë këto vite. Numri dërrmues i protestuesve të opozitës ka qenë në maj qershor 2019 në një aksion për të ndërprerë zgjedhjet lokale. Për të penguar aktivitetet e penale të kryeministrit. Ata janë për pengim të subjekteve zgjedhore dhe për ndalim të qarkullimit rrugor.

E bëra këtë sqarim për t’i garantuar secilit prej protestuesve të PD por edhe të shoqërisë civile që kanë vuajtur pasojat e keqqeverisjes së Ramës se sipas kësaj amnistie dhe amendamentit të propozuar nga opozita çdo çështje e hapur apo çdo dënim i dhënë amnistohet sipas neneve të këtij projektligji. Prandaj kemi vendosur ta votojmë këtë amnisti si një akt mëshire ndaj çdo shtrese që përfiton. Nuk përfitojnë ata që kanë bërë krime të rënda./m.j

Next Post
Amnistia/ Basha: SPAK-ut i çohet mesazhi ‘ju dënoni, ne lirojmë’. Përfshihen vepra që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve, s’përfiton shumica e protestuesve

Amnistia/ Basha: SPAK-ut i çohet mesazhi ‘ju dënoni, ne lirojmë'. Përfshihen vepra që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve, s'përfiton shumica e protestuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

October 31, 2026
Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

October 31, 2026
Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

October 31, 2026
“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

October 31, 2026
Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

October 31, 2026
Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In