Barcelona ka edhe një përfaqësues ndërkombëtar pasi 16-vjeçari Labinot Kabashi i ekipit U18 B është ftuar nga Kosova për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2018 ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.
Kështu nis shkrimin për futbollistin e saj, kampioni i Spanjës, Barcelona, në faqen zyrtare.
“Jam shumë krenar që do të luaj për Kosovën. Fillimisht mendoja se dikush po bënte shaka me mua.
Por më pas e kuptova se është e vërtetë dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Kabashi nga Skënderaj për faqen zyrtare të katalonasve pasi ndihmoi ekipin që të mposhte Jupiterin duke realizuar gol në fitoren 3 me 2.
Në fund të njoftimit, Barcelona e quan nisje me stil impresiv startin e Kosovës në barazimin 1 me 1 ndaj Finlandës, citon Koha. (b.an)