• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barcelona ka “harruar” të fitojë, ndalet në shtëpi nga Bilbao

by A R
29/09/2018 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barcelona ka dështuar të fitojë për herë të tretë më radhë në La Liga, pasi Athletico Bilbao me ia doli ta ndalë me një barazim 1-1 në “Camp Nou” të shtunën.
Pas barazimit ndaj Gironës në shtëpi një javë më parë dhe humbjes tronditëse në udhëtim ndaj Leganesit në mesjavë, Barcelona që luajti gjysmën e takimit pa Lionel Messin, u ndal 1-1 nga Athletico Bilbao.

Ernesto Valverde kishte zgjedhur ta nisë këtë ndeshje duke e lënë kapitenin Lionel Messin në stol, bashkë me Sergio Busquetsin.

Kjo rezultoi negativisht, pasi Barca e humbi pjesën e parë 1-0. De Marcos e shënoi golin e epersisë për mysafirët.

Busquets dhe Messi u futen në lojë rreth dhjetë minuta brenda pjesës së dytë.

Nga ai moment e tutje, Barcelona sulmoi me të gjitha forcat, dhe ishte shumë herë pranë golit të barazimit. Futja në lojë e Messit e ndryshoi rrjedhën e takimit.

Skuadra e Valverdes e gjeti golin e barazimit mjaft vonë, gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Barça në fakt e ka rrezikuar edhe humbjen, pasi skuadra e dalë shumë përpara la zbrazëtira në mbrojtje, të cilat megjithatë s’u shfrytëzuan mirë nga lojtarët e Bilbaos.

Pak minuta para fundit, Leo Messi me një solo aksion ishte shumë pranë golit të fitores, por shtylla pingule ia mohoi atë.

Barcelona mbetet lidere me 14 pikë, pas katër fitoreve, dy barazimeve dhe një humbjes. Por, vendi i dytë, Real Madridi ka një pikë më pak dhe një lojë më pak të zhvilluar po ashtu./a.m.

Next Post
Tekste falas për nxënësit e pakicave kombëtare

Tekste falas për nxënësit e pakicave kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com