Polemikat për penalltinë e diskutueshme të marrë nga Luiz Suarez dhe të transformuar në gol nga Leo Messi kundër Real Madrid në Superkupën e Spanjës, të fituar 3-1 nga madrilenët, kanë lënë në hije arritjen e “Pleshtit”, i cili është bërë ndëshkuesi numër 1 i Real Madrid me 24 gola.
Në 35 ndeshje, argjentinasi ka kaluar ikonën e Athletic Bilbao, Telmo Zarra, për numrin e golave të shënuar kundër “Los Blancos”.
Gjatë karrierës së tij, ai ka realizuar 16 gola kundër Real në La Liga, 6 në Superkupën e Spanjës dhe dy në Champiions League: makth.
/b.d