• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Barbaria e ISIS/ Si i detyron gratë të abortojnë

by A R
27/02/2016 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gratë e shitura në skllavëri nga ISIS detyrohen të kenë aborte. Militantët i dhunojnë ato dhe më pastaj i detyrojnë të kenë aborte. Këto gra janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në një fshat të Irakut, Yazid, shkruan CNN.

Pas rrëmbimit të qindra grave dhe vajzave të reja nga shtëpitë e tyre në provincën Yazid të Irakut gushtin e kaluar, luftëtarët e ISIS i mbajtën ato në robëri dhe i shitën ato në tregjet e skllevërve, ku shumica prej tyre shfrytëzoheshin për marrëdhënie seksuale.

Grupi terrorist u përqendrua shumë në përdorimin e përdhunimit të këtyre grave, saqë punësuan mjek e gjinekolog, vetëm për t’i kontrolluar ato se cilat ishin të virgjëra e cilat jo.

Bushra, një vajzë 21 vjeçare e rrëmbyer nga pjesëtarët e ISIS, rrëfej për njërën shoqe të saj e cila mbante fëmijën 3 muajsh në bark.

“Ajo mbante fëmijë tre muajshe në barkun e saj. Mjekët e morën dhe e dërguan me një dhomë, ku më pastaj e abortuan beben e saj”, ka rrëfyer ajo.

“Më pas ajo erdhi tek dhoma ku na mbanin. Unë e pyeta se çfarë ndodhi, por ajo më tha se mjekët i kishin thënë që të mos flasë”, kujton Bushra.

Më pas ajo tregon se shoqja e saj kishte probleme të mëdha me shëndetin, saqë gjakderdhja nga aborti që i kishin kryer, nuk iu ndalte.

“Ajo nuk mundte të ecte por edhe as të fliste me njeri. Kishte dhembje të mëdha”.

Pas kësaj, Bushra thotë se ata i morën gratë tjera që ishin shtatzëna dhe i dërguan në shtëpi të veçantë.

Bushra bashkë me Noor dhe Munirën, vajzat e tjera të rrëmbyera nga militantët, rrëfyen se si luftëtarët kishin sulmuar fshatin e tyre, dhe i kishin ndarë ato nga familjet e tyre.

Bushra thotë se ajo ishte duke jetuar një “normale … interesante … jetë të mirë”, derisa ISIS arriti në Yazid dhe e largoi atë nga çdo gjë që ajo e dinte për jetën.

“Ata na thanë: Dorëzoji pjesëtarët e familjes tënde dhe heq dorë nga Yazid (fshati i saj) – ju jeni myslimane dhe ju duhet të martoheni me njërin nga luftëtarët tanë”, kujton Bushra.

“Nuk kishte zgjidhje tjetër. Nëse ndonjë vajzë i refuzonte, ata të merrnin me forcë”.

Ajo gjithashtu kujton personin që e zgjodhi atë për grua. “Ai ishte i vjetër, i shëmtuar dhe i trashë. Isha e frikësuar. Iu përgjërova të më lërë të qetë sepse nuk doja të shkoja me të, por askush nuk më dëgjoi”.

Kur Bushra kishte refuzuar të ketë marrëdhënie seksuale me njërin nga luftëtarët e ISIS, ata e detyruan atë si lloj dënimi qe ajo të ketë marrëdhënie me 11 persona.

Edhe pse është mjaft e vështirë për tu besuar, Noor, Munira dhe Bushra (nuk janë emrat e tyre të vërtetë, për shkak të mbrojtjes së identitetit), u arratisën nga ato kampe.

Tani, jetojnë të sigurta, por edhe kanë guxim të tregojnë historinë e tyre. Ato kohëve të fundit kanë udhëtuar për në Britani të Madhe në kuadër të një Fondacioni të quajtur Amar. Fondacion ky që parandalon të rinjtë të bëhen pjesë e radikalizmit islamik.

Megjithatë, qindra gra të tjera nga fshati Yazidi që u rrëmbyen nga militantët, vazhdojnë të mbeten në skllavëri./Gazeta Express

Next Post

Derbi/ Atletico trondit Realin, e mund në "Santiago Bernabeu"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In