• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banorët e Plykut në Fier protestojnë kundër ngritjes së impiantit të mbetjeve

by A R
28/09/2016 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e  fshatit Plykë në Fier janë ngritur në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e impiantit të mbetjeve.

“Nuk do të lejojmë ndërtimin e impiantit të mbetjeve, pasi është shumë afër banesave“shprehen ata për Report Tv.

Por Ministria e Mjedisit deklaron se projekti për dhënien me Koncesion të ndërtimit të administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhim energjie është në përputhje me strategjinë dhe politikat e menaxhimit duke u konsideruar me interes publik.

“Ky impiant është një projekt i cili është iniciuar si një nismë e domosdoshmëri nga pushteti vendor, Bashkia Fier prej Korrik 2015.

Kjo bashki i është drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrive të tjera të linjës, për njohjen dhe kërkesën për zgjidhje dhe ndërhyrje nga ekzekutivi me problematikën e hasur nga ata për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Në Tetor 2015 Këshilli Bashkiak i Bashkisë Fier shpall emergjencën mjedisore në fushën e menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane  duke ia bërë të njohur vendimin  edhe Ministrisë së Mjedisit, Ministrive të linjës e instancave të tjera shtetërore” shprehet Ministria e Mjedisit.

Deklarata e Ministrisë së Mjedisit
1 –  Projekti i impiantit FIER:
Impiant i përpunimit të  mbetjeve urbane (IPMU) me rikuperim të energjisë  (Ëaste to Energy Plant- ËTE) , do të jetë impianti i 2-të në vend i këtij lloji.

Projekti i propozuar është një impiant i përpunimit të  mbetjeve urbane (IPMU) me rikuperim të energjisë  (Ëaste to Energy Plant- ËTE) duke prodhuar energji elektrike.

Objektivi kryesor ka të bëjë me një menaxhim më të mirë të integruar të mbetjeve të ngurta urbane (MNU), shfrytëzimit në një kohë shumë më të gjatë të zonave për depozitim dhe shndërrimin e tyre në energji.

Ndërtimi i këtij impianti ka avantazhe për zonën dhe për më gjerë pasi nga njëra anë bëhet mbledhja dhe grumbullimi i MNU, problem serioz në vend, trajtimi teknologjik i MNU duke shmangur çdo impakt negativ në mjedis dhe zonën përreth.

Për më tepër, do të kemi përfitim në energji për banorët dhe bizneset e zonës dhe më gjerë. Me konkretizimin e këtij projekti pritet që të përpunohen maksimalisht rreth 180-200 ton mbeturina urbane/ditë ose rreth 70,000 ton/ vit, kapacitet ky i përllogaritur sipas gjenerimit të mbetjeve të Qarkut Fier.

Impianti  do të kete një përpunim maksimal 180- 200 ton mbetje/dite, djegia e të cilave do të sigurojë prodhim energjie elektrike prej 3.8 mË.

•             Ndërtimi dhe funksionimi i këtij impianti do të sistemojë një hërë e mirë problemin e mbetjeve në Qarkun e Fierit;

•             Krijon ndikim pozitiv në rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke rritur edhe punësimin në vend, sidomos në Bashkinë Fier

•             Ul kostot e menaxhimit të mbetjeve nga ana e Bashkisë Fier, si dhe i jep mundësinë të krijojë të ardhura këtij institucioni.

•             Prodhimi i energjisë nga përdorimi i impantit është një siguri më tepër për furnizimin e popullatës së qytetit me energji elektrike.

•             Kohëzgjatja e këtij konçesioni të jetë 6 vjet.

2-  Impianti ELBASAN
Impianti i trajtimit të mbetjeve urbane  – I pari në vend, trajtimi i mbetjeve në prodhim energjie, pritet të inagurohet brenda Nëntor 2016

Projekti i ndërtimit të impiantit të Elbasanit do t’i japë zgjidhje problemit serioz të trajtimit të mbetjeve urbane dhe për hërë të parë në Shqipëri aplikohet shndërrimi i mbetjeve në energji.

Ky është një nga projektet më të mëdha në fushën e mjedisit , i pari projekt  i këtij lloji në vend sipas standardeve e parametrave të përcaktuara nga BE në masën 100% dhe e çertifikuar për këto standarde.

Në Nëntor 2016, për herë të parë në Shqipëri, pritet të fillojë punën me kapacitet të plotë, Projekti i Plotë “Landfilli dhe Inceneratori i Elbasanit” , së bashku me rehabilitimin e plotë të zonës, bonifikimin dhe gjelbërimin e saj, të parashikuara sipas projektit zë një sipërfaqe totale prej 36.000 m2.

Impianti i parë i trajtimit të mbetjeve urbane  që do të prodhojë  energji.
Nga mbetjet do të përftohet energji me rreth 2.85 mË, nga të cilat 0.5 mË do të jenë për vetë impiantin dhe pjesa tjetër i kalon Bashkisë së Elbasanit për të mbuluar nevojat e qytetarëve.

Ajo që është më e rëndësishme ndryshe nga landfillet e tjera, për herë të parë Bashkia e Elbasanit për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve e ka koston zero.
Kohëzgjatja e këtij konçesioni të jetë 7 vjet dhe pas kësaj do të dorëzohet e kalojë në pronësi të Bashkisë Elbasan.

Ligji i menaxhimit të integruar të mbetjeve
Ministria e Mjedisit sqaron se ligji  i miratuar në Parlament më 22 Shtator 2016 rregullon qartazi  mënyrën e trajtimit të mbetjeve në këto impante.

Në ligjin nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime, në Nenin 2 :
b) Pas pikës 2, shtohet pika 3 si më poshtë:

“3. Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme, për qëllim ruajtjeje, asgjësimi ose incenerimi në Republikën e Shqipërisë.”

Këto projekte konsiderohen superiore, në krahasim me depozitimin e mbetjeve direkt në landfill, si në aspektin mjedisor ashtu edhe në aspektin ekonomik.

Këto impiante si ai i Elbasanit ashtu dhe ai i Fierit do të asgjësojnë vetëm mbetjet urbane të Qarkut të tyre, për aq kapacitet sa përballojnë. Këto impiante janë projektuar për të përballuar asgjësimin  vetëm për sasinë e mbetjeve urbane që gjeneron secili qark.
/a.m.

Next Post
Dua Lipa e Bebe Rexha nominohen në MTV EMA Awards

Dua Lipa e Bebe Rexha nominohen në MTV EMA Awards

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

April 22, 2026
“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

April 22, 2026
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

April 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

April 22, 2026
Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

April 22, 2026
“Nuk e dua më fjongon rozë”, Nora Malaj: Një solidarizim sipërfaqësor, duhet vënë gjithë vitin jo vetëm në tetor

Nora Malaj: Shqipëria është në depresion social, i ka kapur të gjitha shtresat!

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

April 22, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

April 22, 2026
Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

April 22, 2026
Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In