• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankat “shtrëngojnë” dorën, refuzuan më shumë kërkesa për kredi në gjysmën e dytë të 2025

by A R
29/04/2026 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa për kredi në sektorin bankar pësoi rënie në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, ndërsa bankat gjithashtu rritën shkallën e refuzimit të aplikimeve nga klientët.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, bankat raportuan se morën gjithsej 73,749 aplikime për kredi në gjashtëmujorin e dytë 2025. Numri i aplikimeve ra me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e ndikuar kjo kryesisht nga ulja e numrit të aplikimeve nga individët. Në numër, aplikimet për kredi dominohen nga individët, me më shumë se 90% të totalit, ndërsa 10% janë aplikimeve të bizneseve.

Numri i aplikimeve të shqyrtuara nga individët ka rezultuar në rënie me 3.5% krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën kohë, numri i aplikimeve të shqyrtuara në segmentet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrjeve të tjera ka rezultuar në rritje si në terma gjashtëmujorë (me 27% në rastin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe me 8% në rastin e ndërmarrjeve të tjera) dhe në terma vjetorë (respektivisht me 14.5% dhe 0.2%).

Norma totale e refuzimit të aplikimeve ishte 31.6%, duke u rritur me 1.3 pikë përqindje krahasuar me gjashtë muaj më parë dhe me 4.1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Në numër, kjo përkthehet në afërsisht 23 mijë aplikime për kredi të refuzuara.

Në të dy periudhat krahasuese, kjo rritje ka qenë më e theksuar në rastin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe individëve.

Norma totale e refuzimit ka rezultuar në rënie të lehtë për bankat me kapital vendas dhe ka mbetur pothuaj e pandryshuar tek ato me kapital të huaj.

Vihet re se gjatë periudhës, dy grupet bankare kanë shfaqur qëndrime të ngjashme ndaj kërkesave për kredi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke vijuar prirjen shtrënguese krahasuar me periudhën paraardhëse dhe krahasuar me një vit më parë.

Ky qëndrim është ndjeshëm më i dukshëm tek bankat e huaja, të cilat kanë refuzuar rreth 21% të kërkesave të këtij segmenti, krahasuar me bankat vendase, ku kjo normë ka rezultuar 7%.

Gjithashtu, të dy grupet e bankave vijojnë të kenë qëndrime shtrënguese ndaj segmentit të individëve, por ndërkohë që norma e refuzimit të kërkesave të tyre gjatë periudhës ka mbetur pothuaj e pandryshuar në rastin e bankave të huaja, ky tregues është rritur ndjeshëm në rastin e bankave vendase duke arritur në 26% (nga 18% e rezultuar në gjashtëmujorin e kaluar dhe 9% e rezultuar një vit më parë). Nga ana tjetër, të dy grupet e bankave mbeten të fokusuara në kreditimin e ndërmarrjeve të mëdha, duke refuzuar vetëm 3% – 4% të kërkesave të tyre për kredi.

Megjithëse statistikat treguan një rritje me ritme të larta të kreditimit edhe për vitin e kaluar, ecuria e shkallës së refuzimit të kërkesave për kredi tregon se bankat kanë filluar të shfaqin një qasje më të kujdesshme. Rritja e shkallës së refuzimit të kredive ka ardhur në vijim të hyrjes në fuqi të masave shtrënguese të vendosura nga Banka e Shqipërisë në kredinë për blerje banesash nga individët. (Marrë nga Monitor)

Next Post
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Trajektorja elektorale PD – nga urbane në rurale…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In