• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bankat përshpejtojnë transferimin e fondeve jashtë Shqipërisë

by
19/08/2015 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankat në rajonin e Europës Juglindore (CESEE) kanë ulur ritmin e deleveraging (transferimin e fondeve tek mëmat) në tremujorin e parë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e mëparshëm

Rritja e kredisë ka vazhduar të jetë e ndryshme në të gjithë rajonin CESEE, sipas raportit të fundit nga Komiteti Drejtues i Nismës së Vjenës.

Bankat kanë raportuar në Bankën Ndërkombëtare për rregullime (BIS) se do të reduktojnë ekspozimin e tyre në rajon prej 0.3 për qind të PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2015, pas një ulje 0.7 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2014. duke përjashtuar Rusinë dhe Turqinë, rënia e ekspozimit në tremujorin e parë të vitit 2015 ishte edhe 0.3 për qind të PBB-së.

BIS raporton se bankat kanë ulur ekspozimin e tyre në rreth gjysmën e vendeve të rajonit, kryesisht drejt Evropës Juglindore.

BIS raporton se, rritja e kredisë ka mbetur e pabarabartë midis vendeve CESEE, duke reflektuar ndryshimet në perspektivat e rritjes dhe shkallëve të ndryshme të rikuperimit të bilancit të korporatave. Ndërsa rimëkëmbja ekonomike vazhdon në shumicën e vendeve, në gjysmën e tyre, prodhimi është shoqëruar nga tkurrja e vazhdueshme ndërsa kredia për sektorin privat nuk po përparon.

Iniciativa e Vjenës u krijua në kulmin e krizës globale financiare e 2008/09 si një platformë të sektorit privat-publik për të siguruar kapital të mjaftueshëm dhe mbështetjen e likuiditetit nga ana e grupeve bankare perëndimore për filialet e tyre në Evropën Juglindore Qendrore, Lindore, dhe (CESEE). Ajo u rinis si “Vjena 2″, në janar 2012, në përgjigje të rreziqeve të ripërtërira për rajonin nga kriza e Eurozonës.

Në Shqipëri tendencë e kundërt

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Forma e investimit, që ka mbizotëruar në gjashtë muajve të parë të vitit, është ajo e vendosjes së parave jashtë vendit, si “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera tjera financiare”. Ky zë është zgjeruar ndjeshëm me 11% apo me 19.1 miliardë lekë në vlerë absolute (138 milionë euro), në raport me fundin e 2014-s. Ndonëse interesat e euros janë negative, sërish bankat duket se po e shohin këtë si një alternativë më të sigurt të investimit të parave të tyre.

Ky proces (vendosja e parave të lira te mëmat, në vend që të investohen në kredi apo letra me vlerë të qeverisë vendase) njihet si ‘deleveraging’, apo ulja e varësisë së aktiveve të bankave me kapital perëndimor nga investimet në tregun e letrave me vlerë apo kredi dhe po ndodh në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Europës Lindore që nga viti 2010. Pas një ngadalësimi në 2013-n dhe gjysmën e parë të 2014-s, ky proces është përshpejtuar sërish në tre tremujorët e fundit, duke reflektuar një rritje të perceptimit të riskut të bankave perëndimore për tregun shqiptar. Zëri “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera tjera financiare” përbënte 15% të totalit të aktiveve në qershor 2015, nga 7.5% që ishte në Tremujorin e parë 2010, para se të shfaqej ky proces.

Por ekspertët në sektorin bankar pohojnë se, ikja e fondeve të lira jashtë vendit më shumë se, çështje preference është detyrim. Duke patur parasysh qe në depozitat interbankare paguhet ” interes 0″ apo “interesa negative”, duke mos patur kredi nga aplikante të besueshëm dhe duke vlerësuar me risk investimin ne Bono në Euro të Qeversise Shqiptare, Bankat janë të detyruara të mbajnë në llogari depozite fonde të tepërta që mbledhin nga klientet.

Të njëjtët ekspertë sqarojnë se, bankat janë të detyruara edhe me ligj të marrin depozitat e klientëve edhe pse nuk kanë ku ti investojnë, ndërkohë që alternativat e investimeve janë të limituara.

Monitor

Next Post

Rihanna nxjerr ‘bllof’ basketbollistin Barns: Gënjeshtar, s’kemi fare lidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In