• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka e Shqipërisë s’ndërhyn për euron: Tregu funksionon normalisht, nuk ka çrregullime

by Java News
28/04/2023 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse shoqatat e eksportuesve kërkojnë që të ndërhyhet për të normalizuar kursin e këmbimit, duke shtruar si argument dëmin financiar që po pësojnë për shkak të nënçmimit të euros, Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo nuk është një situatë ku mund të merren masa sepse tregu po funksionon normalisht dhe është fleksibël.

KLODIAN SHEHU

DREJTOR I DEPARTAMENTIT TE STABILITETIT FINANCIAR

 “Ndërhyrjet bëhen vetëm në ato raste kur ka çrregullime të funksionimit të tregut. Aktualisht nga analiza jonë nuk na rezulton një gjë e tillë.”

Nënçimi i valutës së huaj, shpjegon Banka e Shqipërisë, po ndodh për shkak të flukseve të larta hyrëse, ndërkohë që kërkesa është më e dobët.

KLODIAN SHEHU

DREJTOR I DEPARTAMENTIT TE STABILITETIT FINANCIAR

 “Në këndvështrimin tonë, kjo ecuri është në linjë me zhvillimet që kanë ndodhur me bilancet e pagesave. Gjatë vitit 2022 ne kemi pasur tkurrje të defiçitit tregtar, tkurrje të defiçitit të llogarisë korente dhe rritje të fortë të remitancave dhe investimeve të huaja direkte. Të gjitha këto kanë bërë që hyrjet neto të valutës të kenë qenë më të larta se në vitin 2021 dhe rritja e ofertës së valutës më tepër sesa kërkesa, ndikon në mbiçmimin e lekut.”

Edhe ministrja e Financave një ditë më parë shpjegoi se kursi i këmbimit në vendin tonë është i lirë dhe lëviz sipas kërkesë-ofertës, ndërsa premtoi një takim gjatë javës së ardhshme me eksportuesit që po dëmtohen, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

 

/s.f

Next Post
Pavarësisht reagimeve kundër, Këlliçi nuk heq dorë: Me gisht dhe pa etikë kundër korrupsionit

Pavarësisht reagimeve kundër, Këlliçi nuk heq dorë: Me gisht dhe pa etikë kundër korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com