• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka Botërore: Kreditë, Shqipëria renditet në 10-shen më  të keqe në botë

by Java News
26/05/2017 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shqipëria renditet ndër 10 shtetet e para në botë që kanë kredi më të larta të pakthyera në afat, në raport me totalin e huasë bankare që është dhënë në vend, nga 120 shtete, për të cilat raportohet ky tregues nga Banka Botërore.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, që i përkasin vitit 2015, me 18.2% të kredive që janë problematike, Shqipëria renditet e nënta pas San Marinos, Qipros, Greqisë, Sierra Leones, Ukrainës, Serbisë, Xhibutit dhe Taxhikistanit.

Edhe në fund të vitit 2016 Shqipëria vijoi të kishte të njëjtin nivel të kredive të këqia, në masën 18.2%, që arriti të ulej vetëm në muajt e fundit të vitit, si rrjedhojë e fshirjes së huave që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen në banka, teksa në gusht treguesi ishte rritur sërish në 21.4%.

Në mars të këtij viti treguesi zbriti në 17.3%, por kjo sërish nuk e largon Shqipërinë nga dhjetëshja e keqe. Më shumë se rënia reale ka qenë fshirja e kredive me probleme (që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen), ajo që ka dhënë ndikimin më të lartë në uljen e këtij treguesi.

Rajoni
Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit e kanë ulur ndjeshëm treguesin e kredive të këqia në 2016-n, sidomos Serbia dhe Mali i Zi, që dikur kishin hua problematike më të larta sesa Shqipëria.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Europian, Mali i Zi kishte në fund të vitit 2016 një stok huash të pakthyera në afat të barabartë me 10.3% të totalit të kredisë bankare të akorduar. Shteti fqinj, pak vite më parë e kishte këtë tregues në mbi 22%, por, pas një strategjie të ndërmarrë nga banka qendrore e Malit të Zi, ku i jepej përparësi ristrukturimit të korporatave, ai është ulur me shpejtësi.

Edhe Serbia, që në 2015-n ishte në listën e 10 vendeve më problematikë në botë në këtë aspekt, në 2016-n e ka çuar treguesin e kredive të këqia në 17%, duke dalë nga dhjetëshja një vit më vonë.

Maqedonia e Kosova i kanë kreditë me probleme në nivel njëshifror, kurse Bosnja 12.3%.

Evropa
Ndërkohë, raporti i fundit rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë të dytën në Evropën Qendrore Lindore dhe Juglindore, për nivelin e lartë të kredive të këqia. Na e kalon vetëm Ukraina, që e ka këtë tregues gati 30%. Ndërsa mesatarja e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore është rreth 5-6%.

Problemi
Në Shqipëri, në total, në fillim të vitit 2017 ishin rreth 99 miliardë lekë, apo rreth 720 milionë euro, për të cilat bizneset apo individët i kanë vonuar pagesat e kësteve në banka për më shumë se tre muaj (periudha kur një hua fillon e klasifikohet si e keqe).

Kjo shumë ka mbetur pothuajse e pandryshuar nga janari i një viti më parë, çka tregon se, pavarësisht procesit së fshirjes nga ana e bankave të nivelit të dytë, hua të tjera problematike i janë shtuar sistemit përgjatë 2016-s.

Këtu kanë dhënë kontribut negativ disa ndërmarrje të mëdha, që kanë shpallur falimentim, ose ndodhen në krizë financiare.

Banka e Shqipërisë prej më se dy vitesh ka hartuar një plan për uljen e kredive me probleme, në fokus të të cilit është ristrukturimi apo falimenti i 35 korporatave më të mëdha, që kanë rreth 60% të kredive me probleme. Por ky plan nuk është zbatuar plotësisht për shkak të vonesave në ligjin e ri të falimentit, që përfundimisht pritet të hyjë në fuqi këtë muaj.

ma.me
Next Post
DETAJET/ Aksidenti me 1 të vdekur e 3 të plagosur, i dehuri përplasi mjetin e policit

FOTOT/ Aksident në Tiranë në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In