• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banka apo sigurimet, kush i paguan paratë e grabitura?

by Aalison Pearse Stevens
01/07/2016 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka, security, aeroporti apo…?!! Sigurisht që një nga kureshtjet që shoqëron gjithmonë një supergrabitje, siç ishte edhe ajo e ndodhur dje në Rinas ku thuhet se u grabitën me një dorë të vetme 3 milion euro, përpos vlerës monetare së grabitur, është edhe kush i paguan këto para, ose kush është i humburi në këtë rast.

Opinion u interesua nëpërmjet burimeve të veta dhe mësoi se humbësit nuk janë as banka e dëmtuar, as kompania e cila kishte marrë përsipër sigurinë e transfertës së parave, as shoqëria aeroportuale ku ndodhi grabitja, por kompania e sigurimeve me të cilën banka përkatëse ka lidhur kontratën.

Sipas specialistit të sigurimeve që kontaktuam, që kërkoi t’i ruhet anonimati, ky lloj sigurimi quhet Cash in Transit. E thënë shqip për gjatë gjithë kohës që këto para transferohen nga një filial banke në një tjetër filial quhet Sigurimi i Cash-it.

Dhe të gjitha paratë që humbasin gjatë këtij udhëtimi të transfertave të bankonotave, paguhen nga Kompania e Sigurimeve me të cilën Banka e dëmtuar ka lidhur kontratë. Çdo kontratë midis subjektit të dëmtuar dhe kompanisë së sigurimeve, saktëson specialisti i kontaktuar, varet nga kushtet që kanë përcaktuar më herët palët që janë të ndryshme për subjekte të ndryshme.

Pyetjes nëse bankat në Shqipëri janë të siguruara nëpërmjet kompanive të huaja të sigurimit apo atyre shqiptare, specialisti përgjigjet se: “të gjitha bankat në Shqipëri janë të siguruara nëpërmjet kompanive shqiptare të sigurisë, por këto kompani duke qenë se nuk janë të afta të rimbursojnë vlera të mëdha monetare, janë të lidhura me një Risigurim me kompani të mëdha të huaja mëmë, që bëjnë të mundur zhdëmtimin e vlerës”

Në rastin konkret, kur kemi një vlerë të tillë prej 3 milion eurosh, kompania shqiptare e sigurimeve rimburson vetëm 1 milion euro, ndërsa pjesa tjetër rimbursohet nëpërmjet Risigurimit nga kompania mëmë.”

Pra në këtë rast ata që kanë dalë të dëmtuar nuk janë as Banka, as kompania që kishte marrë përsipër sigurinë e transportit të kartmonedhave dhe as shoqëria aeroportuale ku ndodhi grabitja, por kompania e sigurimeve me të cilën banka ka lidhur kontratë…

Tema/d.i.

 

Next Post

Kësaj i thonë të të bjerë rrufeja… në oborr (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com