• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banditë me kryq

by Frrok Çupi
06/03/2026 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Në Rrjoll sapo është shtrirë një Kryq i bardhë, me gurë të rëndë. Pa lejen e të zot’t të tokës.

Prapa kryqit fshihet pisllëku i fajkonjve që tentojnë të grabisin tokën. Me këtë biznes jetojnë.

“E grabitëm, mirë! Nuk e grabitëm kësaj here?, herën tjetër. Kryqin s’e thyejnë dot”.

Kjo është feja e kryqit të pistë.

Mua nuk mund të më thonë se jam armik i kryqit. As se jam mysliman. Këta të thonë edhe fjalën e fundit. Përderisa kryejnë edhe aktin e fundit.

Akti i fundit është fshehja pas kryqit. Siç “streha e fundit e maskarait, patriotizmi”.

Kështu shkruante Samuel Johnson, një mendimtar i shquar dhe nga figurat më të rëndësishme të kulturës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai e tha në shekullin tetëmbëdhjetë ku fshihet maskarai. Tash tre shekuj mendimi i ndritur vjen rrotull në botë si detektor ku ka maskarenj. Johnson nuk dihet të ketë mbërritur deri në Rrjoll. S’do të kishte nevojë. Derrat e fshehur pas patriotizmit dhe pas kryqit kanë të njëjtën fytyrë.

Në ‘Ferma e Kafshëve’ derrat pritën sa të zëvendësojnë njerëzit dhe të marrin drejtimin e Fermës. Më parë kishin bërë një revoltë të tmerrshme kundër njerëzve.

Mua si ‘njeri i kryqit’ më bëhet e dhimbshme kur shikoj çfarë pisllëku fshihet prapa gurëve të bardhë që imitojnë simbolin e Krishtit të kryqëzuar. Prapa kryqit rri ‘haka e tjetrit’ që këta duan ta rrëmbejnë me sfurqet e kryqit. Prapa rrinë fëmijët dhe gratë e tyre që i shtyjnë në zinxhirët e ekskavatorit dhe në prehër të policit.

“Hë, mos ma prek gruan, se pasha Krishtin kemi punë bashkë!”, thonë burrat me strofkë prapa Kryqit.

Të vjen turp po të jesh katolik.

Pastaj të vjen turp po të jesh nga malet e Dedë Gjo Lulit.

Pastaj të vjen rëndë si shqiptar, pavarësisht nëse je i kryqit apo i hënës.

Famullitari i kishës katolike në Shkodër, korrikun e kaluar, kërkoi që ‘kryqin’ e dhunës ta bënin në Theth. Me një gjuhë tmerrësisht të shëmtuar, nisi të mallkojë të gjithë, të gjithë përmes shtetit. Thirri: “Kjo e keqe e malle. Më llemb shpirti!. I hollnë, i tralltun”. Fliste me vaje për banorët e Thethit ku po lulëzon turizmi dhe jeta moderne. Po e shkruaj siç prifti e tha, ‘e shkrueme për faqe të zezë”.

Shpesh herë, kur dëgjon këta, them se delinxhinjtë e kanë përdorur kryqin. Mbase kishte të drejtë At Zef Pllumi që iku nga Shkodra dhe u strehua në kishën e Rodonit për të shkruar librat e tij. Kur e pyeta pse?, qeshi pak dhe tha:

“Paj atje në Shkodër ka si shumë prifta të rinj, e ku durohen!?’

As At Simon Jubani nuk duronte ‘priftërinj me shumicë”.”

“ Ku ka kësi soj, aty nuk rri Krishti!’, thoshte Jubani.

Aq më pak rri Krishti prapa kryqit ku çfarëdo banditi tenton të grabisë pronën e tjetrit. Si në Rrjoll. Si para pak viteve në Mirditë, ku prifti udhëhoqi një procesion kundër ndërtimit të Hidrocentralit mbi Fan. Turli lloj ‘derrash të Fermës’ tërheqin pas për të ndaluar zhvillimin e vendit

A, kaq pak e keq e duan vendin e tyre këta që mbajnë kryqe!?  S’e besoj se e kanë punën deri te vendi. E kanë qëllimin deri aty sa kur shikojnë një investim, aty ‘lënë kokën’, aty shtyjnë gra e fëmijë, për të grabitur diçka.

Si në investimin për resortin në Rrjoll.

A fitojnë? Në Mesjetë edhe kanë fituar, tani ka shtet. Atëherë e pyetën njërin prej malësorëve që ra në Shkodër e shtiu pushkë në mes të pazarit. Kur u kthye te fshatarët e tij në mal, e pyetën:

-A fitove gja, o Prekë?

– Gja nuk fitova, por pazarin e prisha!, tha njeriu i sinqertë.

Next Post
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

"Askush nuk do të luftojë për Izraelin", ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

Comments 2

  1. Tharpi i thive thuret me thupra thane, thiu theret me thikë says:
    12 hours ago

    Pyetën malcurin, se kush është më e ëmbël, sherbeti i bakllavës që bëhej në qytet, apo mjalti i bletëve të maleve të katundit të tijë, dhe malcuri vrrik i përgjigjet qytetarit se është sherbeti i bakllavasë më i ëmbël.
    E nga e di ti këtë kur nuk ke qënë asnjëherë në qytet, dhe malcuri i përgjigjet :
    “UNË AS HANGËR DHE AS PA,
    EM VËLLA LLESHI,
    KUR N’SHKODËR KISHTE RÀ,
    PËR BIRË(vrimë) T’ÇILSIT E KISHTE PA.
    Kështu janë malcurët e leshit e të preshit në bythë.

    Reply
  2. Vlora says:
    11 hours ago

    Si perfundim nuk munde ta thuash pa arra në gojë që banorët kan t drejtë.
    Normal, dihet pse

    Reply

Leave a Reply to Vlora Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In