• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banda e Bajrajve u ndoq edhe me dronë, po hetohen lidhjet për krimet e fundit

by Java News
22/09/2018 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit së bashku me Prokurorinë finalizuan një super-operacion në kuadër të të cilit u shkatërrua një prej bandave më të rrezikshme që vepronte në Shkodër dhe jashtë vendit. Të paktën 11 persona, anëtarë të bandës “Bajri”, janë vënë në pranga në Shkodër, Tiranë dhe Holandë.

Por, si u ra në gjurmët e këtyre personave? Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi në emiisonin “Kjo Javë” në News 24 se këta shtetas ishin nëndkeje prej kohësh. Ai tha se ky grup ishte skeduar nga task-forca dhe për muaj më radhë personat e arrestuar u survejuan për të siguruar prova për aktivitetin e tyre kriminal.

“Anëtarët e bandës janë ndjekur për muaj me radhë. Janë bërë përgjime ambjentale, në platforma të ndryshme komunikimi. Janë përdorur edhe dronë për të monitoruar lëvizjet e tyre”, deklaroi Lamallari.

Ai tha se “ky ishte një operacion 100 % i Shqipërisë. Ka pasur edhe bashkëpunim me palën holandeze”.

Lamallari deklaroi se janë siguruar prova të mjaftueshme për krimet e bandës ku veçoi dy vrasje të ndodhura në vitet 2001-2002 por edhe krime të tjera në kohët e fundit.

“Familjet e atyre viktimave sot janë më të qetë”, tha Lamallari i cili shtoi se janë siguruar prova të pakontestueshme për të “fundosur” të arrestuarit.

Ai tha se për skedimin e bandës janë studiuar edhe vendimet e gjykatave për krimet e tyre. Sipas Lamallarit, ata perosna ia kanë hedhur me dënime qesharake apo janë liruar për krime të rënda.

“Edhe vendimet e gjykatave janë të papranueshme. 2 vite burg për vrasje, apo tre vite burg për vrasje”, tha ai.

Lidhur me krimet e fundit të ndodhura në Shkodër, zv.ministri u tregua i kujdesshëm me përfundimet, por tha se po hetohet ende për të kuptuar nëse banda ka dorë. Ai tha se banda ka bashkëpunuar edhe me grupe të tjera në trafik droge, gjobëvënie e transport armësh etj./a.m.

Next Post
Analiza/ Përplasjet Thaçi-Haradinaj dobësojnë Kosovën në dialogun me Serbinë

Analiza/ Përplasjet Thaçi-Haradinaj dobësojnë Kosovën në dialogun me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In