• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banaliteti në Kuvend/ Mustafaj: Ishte Rama që provokoi Berishën!

by Java News
01/02/2019 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti dhe ish-diplomati, Besnik Mustafaj ka komentuar përplasjen e djeshme në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Msutafaj tha se gjuha e përdorur nga Berisha ishte tërësisht logjike dhe politike në momentin kur i kërkoi llogari Ramës për gruan dhe punën që ajo bën në bankë. Për ish-ministrin e Jashtëm, shefi i ekzekutivit Edi Rama ishte “fajtori” i debatit në Kuvendin e Shqipërisë pasi ktheu debatin politik në debat personal.

“Është pjesë e humbjes së logjikës që ka debati ynë politik. Nuk është gjë e shkëputur. Për hir të së vërtetës Berisha ka qenë logjik dhe politik kur i kërkoi llogari për punën e gruas në bankë. Ajo që është anormale është nervozizmi i kryeministrit. E para Rama gënjeu kur tha se kjo bankë kontrollohet nga enti i SHBA-së. E dyta: E ktheu debatin nga legjitim në privat. Unë po flas për pjesën e parë që u bë shkak i degradimit të debatit në Parlament.

Për mua Rama gaboi dhe gënjeu në Parlament. Ka diçka që nuk shkon. Mënyra më e mirë tek ne për të mos u përgjigjur është shmangia nga çështja. Nuk ka përgjigje që i interesojnë interesit publik, por bëhet një debat personal”, tha Mustafaj.

Ish-ministri foli edhe për debatin që ka përfshirë politikën shqiptare dhe për pretendimet e tyre që SHBA-ja i ka ndaluar ose jo hyrjen e Berishës në Amerikë.

“Kjo u sqarua sot dhe Gazeta Shqiptare e ka zbuluar. Akuzat ndaj Berishës se i është ndaluar hyrja në SHBA u provuan se nuk janë të vërteta”, nënvizoi ai.

Gjithashtu analisti Besnik Mustafaj analizoi edhe çështjen e Kosovës dhe rolin e ndërkombëtarëve: “Edhe vetë presidenti Thaci që ishte këtu në këtë televizion nuk tha asgjë bindëse për të bërë transparencën. Në çfarë rrethanash dhe si do shkojë Kosova në këtë pjesë është e paqartë. Sot kemi një Kosovë që funksionon me tre koka. Presidenti që nuk ka as ekip as autorizim bën negociata. Kryeministri vendos kushte me qeverinë. Kemi një komision shtetëror partiak. Këtë e shoh si disavantazh që do të këtë Kosova në këto negociata. Nuk ka një plan konkret, por ka vetëm një parim. Kemi një situatë rajonal pa kohezion në lidhje me këtë marrëveshje. Kemi një Kosovës jo të qartë për këtë marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e përcakton dot SHBA-Rusia, por SHBA me Bashkimin Evropian.

BE nuk është shprehur në mënyrë të qartë për një formulë apo një tjetër për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Uashingtoni po shkon drejt prishjes së vendimmarrjes shumëpalëshe dhe në politikën e jashtme po shkon në marrëveshje dypalëshe.”, tha ai./news24

/a.meta

Next Post
VIDEO/ Luftë e ashpër mes tigrave për territor

VIDEO/ Luftë e ashpër mes tigrave për territor

Comments 2

  1. Lili says:
    7 years ago

    Ti idiota me diplome. U bere komunist qe 18 vjec dhe mbete sharlatan ne ideologji,politike.shoqeri e ne miqesi …i pabese.Sojsez,gangster politici,i felliqur moralisht.

    Reply
  2. Tironsi says:
    7 years ago

    Po per gruan e shokut cfare do te thuash. Pse u bukose kur tu drejtua Rama ne debatin e 2001.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

March 31, 2026
“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërhiqet papritur Trump, “I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi”

March 31, 2026
“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

March 31, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Deri në 10 mijë € grant! Qeveria hap ‘thesin’ për fermerët e rinj, dyfishohet mbështetja për bletarinë

March 31, 2026
Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

March 31, 2026
Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, Sulaj: Ambientet do t’i kthehen qytetarëve

Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, Sulaj: Ambientet do t’i kthehen qytetarëve

March 31, 2026
Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

March 31, 2026
Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

March 31, 2026
Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In