• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

by A R
31/03/2026 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Pekin u zhvillua të shtunën aktiviteti kulturor me temë “Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare – Dy kolosët e letërsisë dhe kulturës shqiptare”, i organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Kinë. Aktiviteti mblodhi përfaqësues diplomatikë, studiues, pedagogë, studentë dhe dashamirës të letërsisë, duke sjellë në qendër të vëmendjes jetën, veprën dhe trashëgiminë e dy prej figurave më të mëdha të kulturës shqiptare.

Në kuadër të aktivitetit, studiues dhe përkthyes ndanë gjithashtu përvojat e tyre në lidhje me veprat e Agollit dhe Kadaresë, duke theksuar ndikimin e tyre të vazhdueshëm te lexuesit e brezave të ndryshëm.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Shqipërisë në Kinë, z. Riza Poda, u shpreh: “Kam kënaqësinë t’ju përshëndes përzemërsisht dhe t’ju falënderoj për praninë tuaj në këtë takim të veçantë kushtuar dy figurave të mëdha të letërsisë dhe kulturës shqiptare.” Ai theksoi se, nëpërmjet veprave të tyre, Agolli dhe Kadare kanë sjellë para lexuesve në mbarë botën historinë, traditat dhe botën shpirtërore të popullit shqiptar. Ambasadori shprehu gjithashtu mirënjohje për përkthyesit, studiuesit dhe të gjithë kontribuuesit që kanë ndihmuar në përhapjen e letërsisë dhe kulturës shqiptare në Kinë.

Ambasadori Poda, në vijim, vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë në historinë e letërsisë shqipe dhe në njohjen e kulturës shqiptare përtej kufijve kombëtarë.

Prof. asoc. dr. Chen Fenghua, shefe e Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit (BFSU), si edhe përkthyese e veprave të Ismail Kadaresë në gjuhën kineze, theksoi se veprat e Agollit dhe Kadaresë janë një dritare e rëndësishme për të njohur shpirtin, historinë dhe botën emocionale të popullit shqiptar. “Kur i lexojmë veprat e tyre, kur i përkthejmë ato në gjuhën kineze, nuk e kemi përshtypjen se jemi shumë larg me ta, sepse kudo gjenden rezonancat, qoftë gëzime dhe kënaqësi, qoftë dilema dhe shqetësime. Në këto vepra cilësore na dalin mençuria dhe filozofia e tyre ndaj jetës personale, shoqërisë së vjetër dhe botës së sotme.”

Prof. asoc. Wang Caixiao, shef i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit (BISU), vuri në dukje se letërsia shqipe, veçanërisht vepra e Agollit dhe Kadaresë, luan një rol të rëndësishëm që studentët kinezë të kuptojnë më thellë kulturën dhe shoqërinë shqiptare. “Letërsia shqiptare nuk është vetëm një mbështetje e rëndësishme për mësimin e gjuhës, por edhe një dritare e çmuar për të kuptuar historinë dhe kulturën e Shqipërisë.”

Profesor Zheng Enbo, studiues, publicist e përkthyes dhe albanolog i shquar kinez, që merret me studimin dhe përkthimin e veprave të letërsisë shqipe, rrëfeu në aktivitet historinë e tij të komunikimit me dy shkrimtarët e mëdhenj, me të cilët u njoh qysh në vitet studentore. Ai i vlerësoi këta dy kolosë të letërsisë dhe të kulturës shqiptare, duke kujtuar me shumë emocione kohën e rinisë që kaloi me miqtë shqiptarë dhe duke shprehur shpresën për trashëgimin e miqësisë dhe afrimin e kulturës shqiptare me publikun kinez. Z. Zheng, i njohur me pseudonimin “Shqiponja e Kuqe”, u nderua në vitin 2019 me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, për kontributin e tij në përhapjen e kulturës shqiptare. Ai ka përkthyer dhe botuar shumë vepra të njohura të letërsisë shqipe në gjuhën kineze, si “Bagëti dhe bujqësi”, “Nënë Shqipëri”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” etj.

Gjatë aktivitetit u shfaqën gjithashtu dy dokumentarë mbi jetën dhe veprën e të dy shkrimtarëve, të përgatitur nga Grupi Mediatik i Kinës. Studentët e BFSU-së dhe BISU-së recituan dhe interpretuan pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e Agollit dhe Kadaresë, si “Kur një mëngjes”, “Kur ti telefonoje”, “Nënë Shqipëri”, “Ora e gurit” dhe “Ti dhe hëna”, si edhe këngë shqiptare e kineze.

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë se vepra e Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë vazhdon të mbetet e gjallë jo vetëm në kujtesën letrare shqiptare, por edhe në interesin e lexuesve, studiuesve dhe studentëve jashtë Shqipërisë. Nëpërmjet këtij aktiviteti, trashëgimia e tyre letrare u soll më pranë publikut kinez, duke forcuar më tej urat e komunikimit kulturor mes dy vendeve.

Next Post
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Deri në 10 mijë € grant! Qeveria hap ‘thesin’ për fermerët e rinj, dyfishohet mbështetja për bletarinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com