• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri në 10 mijë € grant! Qeveria hap ‘thesin’ për fermerët e rinj, dyfishohet mbështetja për bletarinë

by A R
31/03/2026 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars, ku prezantoi Skemën Kombëtare Mbështetëse për Fermerët, të sapomiratuar.

“Është një skemë që ne e kemi konsoliduar së bashku me fermerët në të gjithë territorin, në një dëgjesë me ta”, u shpreh fillimisht ai, duke theksuar se qeveria ka akorduar një buxhet prej 5.2 milionë lekësh për këtë nismë. Njoftoi se brenda pak ditësh do të hapet thirrja për aplikimet nga ana e fermerëve.

“Do të mbështesim të gjitha aplikimet apo projektet, që janë investimet në sera, pemë frutore, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, agroturizëm…Do të hapim investime për thirrje të reja, për fermerët e rinj të cilët do të mbështeten me 10 milionë lekë ose 10 mijë euro grant, kryesisht në blegtori.

Për ndërtimin e staneve për blegtorët me grant diku te 3 milion lekë, për pajisje dhe makineri bujqësore me grant 500 mijë lekë, ku përfshihen tankerat për ruajtjen e qumështit dhe vajin e ullirit. Prioritet do ketë në blegtori, ku për gjedhë nga 10 mijë lekë në 12 mijë lekë, për të imtat nga 1200 lekë në 1500 lekë, ku dyfishohet për bletën nga 1 mijë lekë në 2 mijë lekë, që është një nga mbështetjet që i kemi dhënë bletarisë. Kemi rreth 600 mijë koshere dhe duam ta çojmë në vitin 2027 në 1 milion”, deklaroi Salla.

“Për herë të parë, japim 7 mijë lekë për dosën, në sektorin e derrit. Është një masë e re që e kanë adresuar fermerët”, shtoi ai.

Përgjysmohen pragjet e përfitimit 

“Përfitojnë fermat me 5 lopë, me 50 krerë të imta, me 25 koshere dhe me 5 dosa. Për kontrollin biologjik të dëmtuesve në sera rritet mbështetja me 70% të kostos së shpenzimeve.”

“Subjekti i rritjes së peshkut në ujërat e brendshëm do të mbështetet po ashtu, për blerje rasati në ujërat e ëmbla. Për masa të tjera që përafrohen me pagesat që zbatohen në BE, janë për fermat që kanë mbi 3 hektarë, do të përfitojnë 10 mijë lekë. Pra, në çdo hektar të mbjellë!

Këtë vit, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të mbështeten në masën 100%. Vazhdojmë mbështesim fermat me prodhim organik të certifikuar”, theksoi më tej ministri.

Po Skema e Naftës, do të hiqet përfundimisht apo do të ketë një ristrukturim të saj?

Ministri deklaroi se Skema e Naftës nuk do të hiqet në 2026-ën, duke u përshtatur me forma të reja mbështetjeje, ku përveç saj fermerët do të përfitojnë edhe rimbursim 10% te faturat e prodhimit.

Salla: Skema e Naftës në tërësi mbështet uljen e kostos së fermerit. Edhe në vitet e tjera, mbështetja ka qenë në dhënien e karburantit drejtpëdrejt. Më pas ka kaluar në mbështetje me pagesë, për uljen e kostos sipas standardeve të BE-së. Ne do ta mbulojmë në 2026-ën, sepse është një nga skemat që është diskutuar më së shumti, por duhet të jemi korrektë me fermerët.

Kemi menduar dhe me të gjitha masat që përmenda sot, çdo fermer përfiton, por është edhe masa 10% e faturimit të tyre. Pra, sot bëjmë një auto-faturim, që duhet ta depozitojë te Tatimet dhe të marrë shumën 10% të çdo fature, çdo prodhim do të jetë pjesë e mbështetjes që do të japë qeveria. Skema që paraqitëm sot është gjithpërfshirëse!

Dëmshpërblim për përmbytjet dhe murtajën që preku bagëtitë?

“Për dëmshpërblimet nga murtaja dhe përmbytjet, kemi bashkërenduar punën me Ministrinë e Mbrojtjes për të ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Të gjitha bashkitë kanë marrë mbështetje nga qeveria dhe fondet janë shpërndarë tek familjet dhe fermerët e prekur. Ndërkohë, brenda pak ditësh pritet të kalojë në llogaritë e fermerëve edhe dëmshpërblimi për murtajën“, njoftoi Salla.

Siguria ushqimore

“Një trupë e re inspektuese do të jetë në terren dhe do të trajnohen nga ana e Ministrisë me programet që ne kemi për një trupë më të konsoliduar. Po ndërtojmë edhe laboratorë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vijojmë me mbështetjen në fonde dhe procedura ligjore”, përfundoi ministri i Bujqësisë.

Next Post
“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

"Keqardhje si ka përfunduar PD!"/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si në filma aksion! Del videoja kur autorët futen brenda argjendarisë në Kamëz, thyejnë xhamat dhe marrin bizhuteritë

Si në filma aksion! Del videoja kur autorët futen brenda argjendarisë në Kamëz, thyejnë xhamat dhe marrin bizhuteritë

May 18, 2026
Paralajmërim i ri i OBSH, bota është në prag të pandemisë së ardhshme!

Paralajmërim i ri i OBSH, bota është në prag të pandemisë së ardhshme!

May 18, 2026
Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

May 18, 2026
BE lëviz për dialogun Kosovë–Serbi, pritet takim i nivelit të lartë

BE lëviz për dialogun Kosovë–Serbi, pritet takim i nivelit të lartë

May 18, 2026
Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

May 18, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Analisti: Rezoluta PD-PS bie ndesh me deklaratat e Berishës

May 18, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

May 18, 2026
Pas debatit për shembjen e objektit të paligjshëm në Sarandë, IKMT sqaron procedurat e ndjekura

Pas debatit për shembjen e objektit të paligjshëm në Sarandë, IKMT sqaron procedurat e ndjekura

May 18, 2026
SHBA-Iran drejt paqes? Zbulohet lëvizja e fundit e Pakistanit

SHBA-Iran drejt paqes? Zbulohet lëvizja e fundit e Pakistanit

May 18, 2026
Ministria e Arsimit jep njoftimin: Ja kur do të nisë viti i ri akademik 2026-2027 për arsimin e lartë

Ministria e Arsimit jep njoftimin: Ja kur do të nisë viti i ri akademik 2026-2027 për arsimin e lartë

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In