• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bambi/“Kaprolli i Artë” shkon për Dua Lipën

by Java News
17/11/2018 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizatorët e quajnë “Bambin”, çmimin më të rëndësishëm mediatik të Gjermanisë. Me këtë nuk janë dakord të gjithë, por një gjë nuk mund t’i mohohet “Bambit”, që këtë vit mbushi 70 vjeç. Ai është çmimi që jepet me më shumë pompozitet, e që i bën edhe më skeptikët të rrinë 3 orë ulur para televizorit.

E siç konstatonte “Der Spiegel Online”, sot “joshja ka të bëjë me kureshtjen, se cilin njeh nga ata që thirren të dalin para kamerës në atë moment”. Edhe publiku shqiptar kishte së paku një fytyrë të njohur; Dua Lipën. Këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova mori “Kaprollin e Artë” në kategorinë “Muzikë ndërkombëtare”, me komentin… “Sa i bukur!”.

Ajo i ofroi më pas publikut një performancë argëtuese, me një potpuri nga 3 këngët e saj më të famshme: “Be the one”, “New Rules” dhe “IDGAF”.

Dua Lipa është lindur në Londër, në një familje me prejardhje nga Kosova. Interesin për muzikën e nisi që në fëmijëri, falë edhe të atit, Dukagjin Lipa, i cili është një këngëtar i njohur në Kosovë (ODA). Kur Dua ishte 11-vjeçare, familja e saj u kthye në Prishtinë.

Pas 4 vitesh, në vitin 2008, ajo mori sërish rrugën drejt Londrës, këtë radhë e vetme. Dua ishte 15-vjeçare dhe, krahas shkollës, nisi të publikonte në Youtube këngë të njohura të muzikës pop të kënduara prej saj.

Kjo, derisa i trokitën në derë përfaqësuesit e “Warner Bros Records”, kohë prej së cilës karriera e saj do të merrte të përpjetën. “Dua Lipa, me zërin e saj karakteristik e të thellë u këndon zemrave të thyera dhe xhelozisë”, shkruan juria në argumentimin e saj. “Por shumë shpesh, në këngët e saj melankolike, të cilat ajo i bën vetë, janë gratë që e mbajnë në dorë timonin”.

Dua Lipa, e cila u thirr para kamerës si “princesha e popit”, ishte një nga pikat kulmore të eventit të një nate më parë. Për ta prezantuar, regjia kishte marrë disa pjesë nga intervista që ajo kishte dhënë për ZDF-në me gazetaren dhe shkrimtaren gjermane, me prejardhje gjithashtu nga Kosova, Arta Ramadani.

Një vit më parë, në “Bambi 2017” kishte kënduar këngëtarja tjetër britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora. “Bambin” e saj në kategorinë “Muzikë ndërkombëtare”, ajo e kishte marrë qysh në vitin 2015. TCh

 

Next Post
Drejt zgjidhjes ngërçi për KLP, plotësohen kandidaturat nga shoqëria civile

Avokati i Popullit/ Po ndjekim me vëmendje situatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In