Sulmuesi i skuadrës së Liverpoolit, Mario Balotelli i ka përgëzuar ish-bashkëlojtarët e tij tek City pas fitores kundër Chelseas me rezultat 3-0. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Balotelli i priti në tunel, teksa shihet qartë se është shumë i gëzuar që ka arritur të i shohë përsëri lojtarët e ish-ekipit të tij.
Balotelli po kërkohet me ngulm nga skuadra italiane Sampdorias, e cila ka angazhuar edhe sulmuesin italian, Antonio Cassano për ta bindur lojtarin italian për të kaluar te skuadra e Sampdorias.










