• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbaruan pushimet? Ja si të kaloni stresin e rikthimit në punë

by
17/08/2015 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbarimi i pushimeve të verës sigurisht që na mërzit pak. Stresi i rikthimit nga pushimet, thonë doktorët, është një sindromë që godet pjesën më të madhe të njerëzve. Ata e shohin stresin e rikthimit si një patologji, pasi ata që kanë kaluar pushime të mrekullueshme nuk do të dëshironin të ktheheshin kurrë, për më tepër për t’u mbyllur në një zyrë.

Por si ta kapërcesh stresin e rikthimit?
Sekreti është që ta mendosh këtë para se të nisesh. Po, sepse ankthi i rikthimit, që ndonjërit madje i shaktërron edhe pushimet, sipas ekspertëve, mund të zbutet me disa truke të vogla. Ja tetë këshilla që mund të na ndihmojnë:

Mos lër “detyra” pezull
Ky është rregulli numër një. Që të mos mbani mbi vete stresin e të lënit gjërave përgjysmë, punët e zyrës, faturat etj, shlyejini të gjitha para se të largoheni me pushime. Kështu do të keni mendjen të lirë gjatë pushimeve dhe kthimin pa stres.

Aktivizoni e-mailin automatik
Vendosni një përgjigje automatike të e-maileve, ku lajmëroni në mënyrë të sjellshme se jeni me pushimet personave që ju shkruajnë. Sugjeroni adresën e kolegut tuaj që do t’u zëvendësojë. Në këtë mënyrë nuk do të gjeni një mal me e-maile kur të ktheheni.

Shtëpi, e ëmbla shtëpi…
Të bësh valixhet gati për shumë njerëz do të thotë të çmontosh dollapët. Por mundohuni të lini shtëpinë të pastër dhe të rregullt. Rikthimi në një ambient të qetë e të pastër do të jetë më pak traumatik.

Një “dhuratë” për ju
Mendoni që kthimi nga pushimet do të thotë të bësh diçka të re, një takim që mund ta keni caktuar para se të iknit me pushime. Një prerje e re flokësh, një spektakël për t’u parë me miqtë apo një darkë si mbledhje pas pushimeve.

Gjithçka hap pas hapi
Edhe ekspertët thonë: mos u ktheni menjëherë në stresin e përditshme. Merreni me qetësi, jepini vetes një ditë kohë për t’u kthyer nga pushimet në zyrë. Më mirë akoma nëse ktheheni në punë në mesjavë, që më pas të keni pushimin e fundjavës.

Diell, sport, zbavitje
Nëse pushimet ju ndihmuan të merrni format tuaja fizike, mos i humbni këto zakone: pushimin e drekës në ajër të pastër dhe sporti reduktojnë stresin.

Libra, libra, libra…
E quajnë “Book Terapy”. Nëse të lexoje një libër nën çadrën e plazhit ishte një nga kënaqësitë e pushimeve, vazhdoni të lexoni, duke lënë të fluturojë fantazinë.

Tjetër?
Teksa temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, fundjavat dedikojani familjes, relaksit, udhëtimeve, sikur pushimet të mos kenë mbaruar kurrë. Sekreti është që ditët e punës t’i alternoni me momente të vogla zbavitjeje./Top Channel/

Next Post

(FOTOT) Buffon-D'Amico, pushime të nxehta në breg të detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
Goditje për tregun global të naftës, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë largimin nga OPEC dhe OPEC+

Goditje për tregun global të naftës, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë largimin nga OPEC dhe OPEC+

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In