• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Balluku në Korçë: Lehtësi për investimet e huaja, mundësi punësimi për qytetarët

by A R
14/07/2019 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qarku i Korçës ishte ndalesa e radhës e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në kuadër të ditës së punës në qark. Ministrja Balluku inspektoi disa prej institucioneve të cilat ofrojnë shërbim për qytetarët ku u njoh me ecurinë e punës dhe problematikat që hasin ndërsa vizitoi edhe një biznes fason i cili ushtron aktivitetin e tij në qytetin e Korçës.

Administratorja e këtij biznes, bëri të ditur se kompania është 100% me kapital italian teksa shtoi se ka punësuar 130 punonjës dhe se parashikohet që të rrisë numrin e tyre duke nisur nga vjeshta e këtij viti. “Perspektiva është për ta rritur më shumë numrin e punëtorëve. Mendojmë që deri nga fundi i shtatorit, fillimi i tetorit, ta dyfishojmë numrin e punëtorëve ndoshta në vitet që vijnë edhe më shumë, deri në 500 duam ta çojmë kapacitetin. Është një kompani me kapital 100 përqind italian me gati 50 vjet histori në treg”, u shpreh administratorja e biznesit fason.

Nga ana e saj, ministrja Balluku e vuri theksin tek angazhimi i Qeverisë Shqiptare por edhe institucioneve shtetërore për të ofruar kushte sa më të mira për të gjithë sipërmarrësit të cilët duan të investojnë apo të zgjerojnë biznesin e tyre. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi gjithashtu se është e rëndësishme që qytetarëve t’ju ofrohen mundësi punësimi.

“Për gjithë qeverinë, për gjithë strukturat shtetërore, është shumë e rëndësishme që bizneset apo investimet e huaja, si dhe ato shqiptare sigurisht, të gjejnë komoditetin e të punuarit në Shqipëri me transparencë të plotë duke përmbushur të gjitha kërkesat e legjislacionit shqiptar por sigurisht duke ju ofruar qytetarëve tanë mundësi punësimi, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Ministrja shtoi më tej se krahas zhvillimit të turizmit, Korça ofron të gjitha mundësitë edhe për zhvillimin e industrisë, duke shmangur dëmtimin e mjedisit.

Gjatë vizitës në qarkun e Korçës, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë vizitoi edhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ku u njoh me mbarëvajtjen e procesit të punës. Drejtuesit e kësaj drejtorie bën të ditur se nismat e ndërmarra së fundmi kanë lehtësuar procedurat duke u kursyer kohë qytetarëve.

Balluku u ndal edhe në spitali Rajonal të Korçës ku bisedoi me mjekë dhe infermierë të këtij spitali sa i takon problematikave dhe ecurisë së punës, si dhe u njoh me planin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Next Post
DOSSIER/ “Gazeta e Korçës” në vitin 1925 tregon korrupsionin e Nolit dhe qeverisë së tij

Kur Noli korrigjonte dokumentet e amerikanëve: Nuk jam turk, por shqiptar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In