• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto energjie deri në vitin 2030

by A R
07/11/2025 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), që u zhvillua sot në Athinë, nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik.

Në këtë aktivitet morën pjesë Sekretari Amerikan i Energjisë, Chris Wright, si dhe ministra të energjisë nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, mes tyre edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Takimi i gjashtë i Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji shënon fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë mes Departamentit të Energjisë së SHBA-ve, Bashkimit Europian dhe vendeve të Europës Qendrore e Jugore”, deklaroi Balluku. Sipas saj, në këtë takim u theksua rëndësia e koordinimit për të minimizuar ndikimin e gazit rus në tregun europian dhe për të forcuar sigurinë energjetike në rajon.

Balluku vlerësoi rolin që po merr Greqia si një qendër e rëndësishme gjeo-energjetike, falë marrëveshjeve për hapjen ndaj gazit të lëngshëm amerikan (LNG). “Athina ka nënshkruar marrëveshje të rëndësishme për hapjen e dyerve ndaj gazit të lëngshëm amerikan, duke e kthyer rajonin në një pikë kyçe për gjeopolitikën energjetike”, tha ajo.

Në fjalën e saj, ministrja shqiptare theksoi gjithashtu objektivin strategjik të vendit tonë.

“Informova aleatët tanë strategjikë se Shqipëria synon që brenda vitit 2030 të kthehet nga një vend importues në një vend eksportues neto energjie”.

Ajo shtoi se këto plane janë të lidhura ngushtë me ndërtimin e interkonjeksioneve të reja, përfshirë Korridorin VIII Energjetik dhe linjën nënujorë të interkonjeksionit Shqipëri-Itali, një projekt që, sipas Ballukut, është konsideruar nga të pranishmit si “një investim i domosdoshëm për sigurinë energjetike të Europës Juglindore.”

Në vijim të takimit, Balluku vuri në dukje se teknologjitë e reja, veçanërisht inteligjenca artificiale (AI) e aplikuar në sektorin energjetik, do të kenë një rol thelbësor në modernizimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit.

“Sekretari amerikan nënvizoi faktin se teknologjitë e reja, sidomos AI, do të sjellin shumë shpejt rezultate të jashtëzakonshme dhe zgjidhje të qëndrueshme për sektorin e energjisë në Europë”, theksoi ministrja shqiptare.

Në fund, Balluku e përshkroi takimin si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të partneritetit energjetik mes SHBA-ve, BE-së dhe vendeve të rajonit.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme”, u shpreh ajo, ku ndau edhe pamje nga takimi në Athinë.

Takimi ishte i fokusuar te situata energjetike e rajoneve përkatëse, përgatitjet për dimrin, me një vëmendje të shtuar ndaj sigurisë energjetike si pasojë e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus.

Next Post
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat, nuk kursen as Lamborghinin

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat, nuk kursen as Lamborghinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Analiza e “Financial Times”: Të paktën 69% e amerikanëve të shqetësuar për korrupsionin në administratën Trump!

October 26, 2026
Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

October 26, 2026
Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

October 26, 2026
Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

October 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

Gary Kokalari i shkruan ambsadorit Wendt! Kriza e Shqipërisë: Nevoja për udhëheqje dhe llogaridhënie të SHBA-së!

October 26, 2026
Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

October 26, 2026
I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In