• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku me Spiropalin edhe kryebashkiakun Isai, inspektojnë ujësjellësin e ri të Ersekës

by Java News
13/07/2019 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Ersekës nuk do të vuajnë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit janë drejt përfundimit dhe vënia e tij në funksion do të sigurojë furnizim të pandërprerë dhe me cilësi për banorët e Ersekës.

Me ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit bëhet e mundur eliminimi i humbjeve dhe ndotjeve, shmangen  lidhjet e paligjshme ndërsa projekti parashikon gjithashtu lidhjen e kontratave të reja dhe pajisjen me matësa të të gjithë abonentëve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, ElisaSpiropalin, drejtorin e Përgjithshëm të AKUM, AlqiBllako dhe kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Ersekës, ErionIsai inspektuan ecurinë e punimeve të kësaj vepre.

“Investimi konsiston në rehabilitimin tërësor të rrjetit të brendshëm i cili pothuajse ka përfunduar dhe tashmë firma kontraktore do të përfundojë dhe lidhjet me familjarët dhe më pas dhe vendosjen e matësve. Gjithashtu pjesë e projektit është dhe rinovimi i depos ekzistuese 500 metër kub si dhe ndërtimi i një depo të re 1 mijë metër kub”, bëri të ditur drejtori Bllako teksa shtoi se është drejt përfundimit edhe projekti për ujësjellësin për banorët e Leskovikut dhe brenda vitit tjetër pritet të nisë puna.

Nga ana e saj, ministrja Belinda Balluku,  duke theksuar se nga ky investim do të përfitojnë 7156 banorë, tha se do të vijohet edhe në zona të tjera me realizimin e projekteve të cilat përmirësojnë cilësinë dhe sigurojnë furnizim 24 orë me ujë për qytetarët.

“E rëndësishme është që 7156 banorë të qytetit të Ersekës do të marrin shërbim më të mirë, por do marrin dhe sasi më të madhe të ujit për frymë, çfarë është dhe synimi, dhe një nga strategjitë tona kryesore për përmirësimin e jetës së qytetarëve, që është strategjia e ujit dhe çfarë është më e rëndësishme, rrjeti do jetë një rrjet i ri, modern i cili nuk do të ketë humbje dhe nuk do të ketë ndotje, ashtu siç ndodhte më parë.  E gjithë kjo është në vazhdimësinë e projekteve për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ujit që ne kemi dhe do vazhdojmë jo vetëm në këtë zonë por dhe në zona të tjera dhe me ritme të shpejta”, u shpreh Balluku.

Për ministren Spiropali ndërtimi i ujësjellësit të ri për banorët e Ersekës është një premtim i mbajtur teksa falënderoi ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe AKUM për punën e bërë.

“Është një premtim i mbajtur, ne së bashku kemi qenë disa herë në Ersekës, në Kolonjë, në fushatë, është premtim i kryeministrit, premtim i qeverisë shqiptare, që po bëhet realitet. Është një investim i konsiderueshëm, një investim i madh i cili zgjidh përfundimisht çështjen e ujit këtu dhe unë si deputete e zonës dua t’ju falënderoj për punën që është bërë”, tha Spiropali.

Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Isai e cilësoi këtë investim të domosdoshëm dhe të nevojshëm për Ersekën. “Patjetër kënaqësi që në fund të tetorit ne do të kemi 24 orë ujë në Kolonjë është premtim i mbajtur dhe një realizim i domosdoshëm dhe i nevojshëm për Ersekën”, deklaroi ErionIsai.

Furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e Ersekës ka qenë një shqetësim i trashëguar në vite. Rrjeti aktual, për shkak të amortizimit,  ka degraduar duke bërë që edhe humbjet e sasisë së ujit të jenë të mëdha. Me investimin e bërë të gjitha këto probleme marrin zgjidhje.

Next Post
“Lugina 2”/ Policia zbulon drogën në Tiranë, pranga 2 vëllezërve, i treti në kërkim

“Lugina 2”/ Policia zbulon drogën në Tiranë, pranga 2 vëllezërve, i treti në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

“Jeni vend me të kaluar të dhunshme!” CNN vë në siklet Vuçiçin për luftërat e Serbisë dhe Mlladiçin

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com