Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi në emisionin Open se prokuroria duhet të hetojë dhe në fund do të duhet të arrestojë përgjegjësit nga përgjimet e Bild, nëse arrihet të gjenden prova për blerje votash.
Nëse ka përgjegjësi penale kushdo që e ka bërë të arrestohet, tha Balla
Kujtojmë se sonte gazetari gjerman Peter Tiede ka sjellë bllokun e dytë të përgjimeve nga dosja 184 për shitblerjen e votave në Dibër. Në gazetën gjermane “Bild” u publikuan në orët e mbrëmjes së sotme (19 qershor) 10 audiopërgjime të reja me protagonist kryesor Imer Lalën, babai i deputetes Reme Lala, i sulmuar dhe akuzuar vazhdimisht nga opozita si kontigjent krimi dhe për blerjen e votave në Dibër.
Pjesë e përgjimeve është dhe deputeti Xhemal Qefalia, Damian Gjiknuri asokohe Ministër i Energjisë, Saimir Tahiri në cilesine e Ministrit të Brendshëm dhe ish-shefi i policisë së Dibrës Robert Aga.