• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla takon homologun austriak: Nëse PD ka inskenuar përgjimin, do mbajë përgjegjësi!

by Java News
08/06/2018 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, priti në një takim homologun e tij të Partisë Popullore austriake, Reinhold Lopatka dhe nënkryetarin e kësaj partie, Michael Hammer. Kryetari i Grupit Balla u shoqërua në këtë takim nga nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi dhe deputeti Fate Velaj.

Gjatë takimit Balla e falenderoi delegacionin e Parlamentit austriak për mbështetjen e fortë që Austria i ka dhënë Shqipërisë, e konkretizuar më së miri në prezencën ekonomike dhe financiare austriake në Shqipëri, gjithashtu edhe në votën e pakushtëzuar Pro të Austrisë për hapjen e negociatave për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

“Dua t’ju informoj se procesi i Vetting-ut në sistemin e drejtësisë po jep rezultate konkrete duke përjashtuar nga sistemi dhe vendosur në ndjekje penale gjyqtarë dhe prokurorë të niveleve të larta, për pasuri të vendosura në mënyrë të paligjshme e të krijuara për shkak të korrupsionit 27- vjeçar në drejtësi. Pikërisht suksesi i Vetting-ut dhe lufta pa kompromis kundër krimit e korrupsionit, Reforma në administratën publike, roli i Shqipërisë në rajon dhe politika jonë e jashtme në harmoni të plotë me BE, etj., janë kriteret e përmbushura mbi të cilat u bazua rekomandimi Po hapjes së negociatave nga Komisioni Europian për Shqipërinë”, u shpreh zoti Balla.

“Austria ka mbështetur fuqimisht hartimin dhe implementimin e Reformës në Drejtësi edhe me prezencën e vyer të ekspertëve austriakë. Ju jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj në rrugën e integrimit europian”, theksoi gjatë takimit nënkryetarja e Kuvendit zonja Hysi.

 Lopatka vlerësoi hapat e hedhur deri më tani në drejtim të implementimit të Reformës në Drejtësi. Ai përgëzoi Qeverinë shqiptare në masat e ndërmarra  në luftën kundër krimit, duke nënvizuar edhe rolin e Shqipërisë në masat e marra për bllokimin e korridorit të lëvizjes së emigrantëve të paligjshëm nga Greqia në drejtim të vendeve të Europës Qendrore. “10 vite më parë ne gazetat austriake flitej shumë për krimin shqiptaro-kosovar, ndërsa tani ky shqetësim është më pak i pranishëm”, u shpreh zoti Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Austriake Reinhold Lopatka.

 “Lidhur me rastin e denoncuar nga opozita, lidhur me një përgjim të pretenduar të vëllait të Ministrit të Brendshëm, kjo çështje po hetohet nga Prokuroria dhe të gjithë të presin përfundimin e hetimeve. Në rast se do të kemi të bëjmë më një inskenim kjo përbën një përgjegjësi të rëndë të partisë që mori përgjegjësinë e autorësisë”, – informoi miqtë austriakë kryetari i grupit socialist Balla.

“Për këto lloj çështjesh duhet të flasë drejtësia dhe jo politika. Të gjithë të presim me besim hetimin”-, u shpreh zoti Lopatka.

ma.me

Next Post
Berisha publikon fotot e Blushit me gjyqtarin: Takim i gabuar në kohën e gabuar!

Gjyqtari Dvorani: Ja e vërteta e takimit me Blushin, s'jam pjesë e çështjes TCH!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In