• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla përkrah pishtarit të demokracisë në Prrenjas premton statusin e minatorit

by A R
09/06/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Taulant Balla, drejtuesi politik i PS në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit, zhvilloi një takim elektoral me minatorët e qytetit të Përrenjasit.
Në bashkëbisedimin që pati me minatorët, Balla i premtoi atyre se, menjëherë pas fillimit të punës së parlamentit të ri, do të bëhet i mundur miratimi i ligjit për statusin e minatorit.
Në fjalën e tij, deputei Balla u shpreh: “Ne nuk e gjetëm Shqipërinë siç mendonim se do ta gjenim. Ne e gjetëm Shqipërinë minimalisht me financa në nivelin zero. Do kishim qenë mirë, po e gjetëm Shqipërinë të zhytur në borxhe. E gjetëm ekonominë, financat e vendit në minus 726 mln euro. E plot tre vite të qeverisjes tonë, na u desh plot 3 vite që të shlyenim borxhet që kishim trashëguar nga 8 vite të qeverisë së kaluar.”
“Në 2013, – vijoi më tej Balla, – ne e gjetëm skemën e pensioneve në ditën e vet më të zezë. Nëse në 89’ kishte 9 veta në punë dhe 1 në pension, në 2013 kishte një në punë dhe një në pension. “Skema e pensioneve ishte dhe dëmi më i madh. Në 2013, ne gjetëm skemën e pensioneve në ditën më të zezë. Dhe po jua thotë Taulanti, në 2014 ne kishim hyrë në pamundësinë për të aktivizuar pensionet,”- u shpreh deputeti socialist.
Për drejtuesin politik të Elbasanit tashmë shteti shqiptar i ka kushtet financiare për të vazhduar me rritjen e pensioneve. Ndaj ai në këtë takim i ftoi minatorët e pranishëm që, me parlamentin e ri, që në fillim të shtatorit të ndërmarrin nismën për depozitimin e projektligjit për statusin e minatorit dhe të metalurgut.
“Unë kam bërë para 4 ditësh një marrëveshje me metalurgët, për të bërë të njëjtën gjë edhe me ju, që Shqipëria tashmë i ka kushtet ekonomike. Skema e kontributeve shoqërore i ka kushtet financiare. Qeveria e Edi Ramës pas 25 Qershorit i ka kushtet që ne të depozitojmë në parlament. Në 9 shtator bëhet votimi i parlamentit. Mbas datës 9 shtatorit do të miratojmë një ligj për statusin e minatorit dhe të metalurgut; është e vetmja mundësi për rikuperuar gabimet e së shkuarës, sepse janë dy kategori sociale, përfshi këtu dhe gjeologët. Unë këtu jam i gatshëm, me sindikatën, bashkë me deputetët e Pogradecit, të Korçës, të Bulqizës, të Kukësit, por këtë iniciativë për t’i bindur këta deputetë jam unë. Këtë iniciativë në mënyrë simbolike do ta depozitojmë së bashku. Unë mund t’ju them se kjo është zgjidhja më e mirë që ne kemi së bashku: ta bashkëfirmosin këtë dokument në parlament për statusin e minatorit dhe të metalurgut dhe ta formalizojmë ashtu siç i ka hije kësaj shtrese të nëpërkëmbur 25 vjet,”- përfundoi Balla.
I pranishëm në këtë takim, Llazi Kerxhalli, pishtar i Demokracisë dhe mbrojtësi më i madh i të drejtave të minatorëve përshëndeti këtë nismë dhe i ftoi të pranishmit të përkrahin alternativën e Partisë Socialiste të Shqipërisë. “Ne tashmë do nënshkruajmë një aktmarrëveshje për statusin e minatorit dhe të metalurgut dhe sigurisht minatorët, metalurgët dhe gjeologët e Shqipërisë (sepse ashtu e kemi patur edhe vulën e parë: minatorët, metalurgët, pasuruesit në të gjithë Shqipërinë).
Të nënshkruet kjo dhe pas nënshkrimit të saj, unë ju jap fjalën që në krye tuaj do të jem në derën e parlamentit ditën e dytë, bashkë me ju. Jemi shtresa më e vuajtur, edhe në qoftë se ne do t’jua japim votën, kemi të drejtën edhe sy e faqe që në ditën e dytë të parlamentit ne të jemi atje.
Unë i bëj thirrje të gjithë minatorëve, metalurgëve dhe pasuruesve që të bashkangjitemi për Shqipërinë që duam,” – përfundoi Kërxhalli.
Next Post
Rrëfehet Berisha, ja çfarë thotë për zërat kritikë të lënë jashtë liste nga Basha

Rrëfehet Berisha, ja çfarë thotë për zërat kritikë të lënë jashtë liste nga Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Demokracia, kujtesë për vlerën e lirisë

September 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

September 15, 2026
Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

September 15, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

September 15, 2026
SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

September 15, 2026
Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

September 15, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

September 15, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

24 orë para verdiktit

September 15, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com