• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla flet për Reformën Zgjedhore, zgjatjen e Vetingut dhe kërkesën e prokurorëve të SPAK/ Ja komenti për kritikat e Erion Braçes

by Java News
22/11/2021 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla foli sot lidhur me komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke u shprehur se 95 për qind e punës është bërë dhe po saktësohet objekti. Balla u shpreh se PS garanton barazi dhe të drejtë vetoje mes dy partive të mëdha.

Kreu i grupit parlamentar socialist pohoi se Komisioni i Venecias është ftuar që të japë një opinion urgjent lidhur me çështjen në fjalë.

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore

95 për qind e punës është bërë. Jemi duke saktësuar një element të fundit që ka të bëjë me objektin e punës së Komisionit. Besoj se këtë çështje do ta zgjidhim, në mos këtë të enjte në seancat pasardhëse të Kuvendit. Kemi shprehur vullnetin e plotë për ngritjen e komisionit.

Ky është një komision i posaçëm i reformës zgjedhore. Mendimi im është që Komisioni Posaçëm i reformës zgjedhore adreson të gjitha rekomandimet që vijnë nga objekti i ODIHR-it. Ky do të jetë objekti i Komisionit. Ajo që PS garanton është që brenda komisionit ka barazi mes anëtarëve dhe të drejtë vetoje mes dy partive të mëdha. Besoj se do ta gjejmë zgjidhje në themelin e hedhur prej shumë vitesh kur ka ngritur komisione të posaçëm Kuvendi, marrin një nga ato vendime dhe vazhdojmë punën.

Ndryshimet kushtetuese të vetingut. Si do ti fitoni votat e opozitës?

Nuk dua të bëj më debat për këtë çështje. I takon Këshillit të Legjislacionit, Komisionit të Ligjeve dhe madje Komisionit të Venecias, që është ftuar nga kryetarja e Kuvendit për të dhënë një opinion urgjent, dhe me sa di unë Komisioni i Venecias i ka parashikuar në fillim të dhjetorit.

A do e fusni edhe kërkesën e prokurorëve për mandat të pakufizuar?

Të mos harrojmë që bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese që ka një procedurë të veçantë. Nga eksperienca prej shumë vitesh si ligjvënës mendoj që është një çështje që meriton të vlerësohet dhe pse jo të mos mbështetet, por nuk dua të hyj në diskutim për këtë çështje, sepse nuk ka një nismë, nuk ka një procedurë parlamentare. Si e tillë le të fokusohemi te ato që kemi në punën e përditshme të kuvendit. Sot kemi diskutuar plot çështje që lidhen me paketën dhe buxhetit. Grupi i PS do të mbështesë plotësisht paketën fiskale dhe buxhetin për vitin 2022. Jo vetëm që është buxheti më i madh, por dhe i thjesht.

Do ti dëgjojë PS edhe kritikat e Erion Braçes për paketën fiskale dhe mënyrën e qeverisjes?

Erioni është koleg i vjetër me të cilin diskutojmë çdo ditë. Secili ka këndvështrimin e tij, por këto janë çështje të vendimarrjes së përbashkët politike.

g.kosovari

Next Post
Statistikat: Kina do të ketë mbi 300 milionë makina të regjistruara deri në fund të vitit

Statistikat: Kina do të ketë mbi 300 milionë makina të regjistruara deri në fund të vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore në fokus të takimit

Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore në fokus të takimit

October 9, 2026
Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

October 9, 2026
“Proces vlerësimi dhe testime nga lart-poshtë”- Shkalla e meritës, Rama: Rekrutimet në administratë drejt një sistemi digjital dhe më transparent!

“Proces vlerësimi dhe testime nga lart-poshtë”- Shkalla e meritës, Rama: Rekrutimet në administratë drejt një sistemi digjital dhe më transparent!

October 9, 2026
Dhuna barbare ndaj 2 të rinjve shqiptarë në Maqedoni, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme!

Dhuna barbare ndaj 2 të rinjve shqiptarë në Maqedoni, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme!

October 9, 2026
Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

October 9, 2026
“Ai kishte mendimin e tij, por…”- A u bind Braçe nga Rama në momentin e fundit, Klosi zbulon detajet para votimit të Territoriales: Kur vota është politike…

“Ai kishte mendimin e tij, por…”- A u bind Braçe nga Rama në momentin e fundit, Klosi zbulon detajet para votimit të Territoriales: Kur vota është politike…

October 9, 2026
“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

October 9, 2026
E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

October 9, 2026
Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

October 9, 2026
Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com