• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla flet për indicie ndaj Berishës: Argumentat pse SPAK duhet ta hetojë!

by A R
17/03/2019 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një postim të bërë në Facebook, ka shkruar se “Gjykata Amerikane e Distriktit Jugor të Floridës vendosi 11 vite pas 15 Marsit 2008 ri-hapjen e krimit shtetëror të Gërdecit, duke hedhur poshtë alibitë e berishëve.”.

Në këtë postim, Balla shkruan se:

“Gjykata e Floridës ka arsyetuar se Shkëlzen Berisha nuk shkoi kurrë para drejtësisë për Gërdecin dhe se drejtësia në Shqipëri deri më tani është mjaftuar vetëm me burgun e peshqve të vegjël.

Është një akt juridik, indicie e pakontestueshme për SPAK, ky vendim gjykate për të rihapur hetimin mbi rolin e Shkëlzen Sali Berishës në dy aferat e mëdha të Gërdecit, atë të demontimit dhe atë të trafikut të armëve, dy histori ku ky ka vepruar me të njëjtin grup pune. Provat janë pa fund dhe shumë më tepër se ato që i kanë mjaftuar Gjykatës e Floridës.

Drejtësia amerikane ka hedhur tashmë poshtë pretendimet e berishëve duke pushuar çështjen që Shkzëlen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan Guy Laëson, autor i librit për Gërdecin ‘Arms and the Dudes’”.

“Vendimi është bërë publik në këtë 11 vjetor të tragjedisë së Gërdecit dhe në argumentet e saj Gjykata hedh poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës se ai nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, duke ju referuar fakteve dhe inevstigimeve të mediave më të rëndëdsishme botërore si Neë York Times, dokumentari i televizionit Al Jazeera-s, mediave shqiptare dhe pasuron dhe më tej akuzat ndaj tij duke ju referuar librit të Laëson, i cili ka dëshminë e vajzës së Kosta Trebickës, e cila e konsideron Shkëlzenin një vrasës të mundshëm të babait të saj. 

Gjykata ka përshkruar në vendimin e saj historinë e shkurtër të bizinesit të trafkut të armëve nga Shqipëria në të cilën është i përfshirë Shkëlzen Sali Berisha.

Kush mendon se drejtësia harron, e ka gabim!

Gjykata amerikane konfirmoi akuzat e shqiptarëve, të disa mediave shqiptare, të miat, të Erjon Braçes dhe kolegëve të tjerë”,ka shkruar Balla ndërsa ka postuar bashkangjitur shkrimit, aktin juridik të Gjykatë Amerikane të Distriktit Jugor të Floridës.

/a.rada
Next Post
Protestat në Shqipëri, mes realitetit dhe medias

Protestat në Shqipëri, mes realitetit dhe medias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In