• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat në Shqipëri, mes realitetit dhe medias

by A R
17/03/2019 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“E kam ndjekur me vëmendje mënyrën se si situata në Shqipëri është paraqitur nga media italiane dhe jo pa habi, vura re se shumë shkrime kanë mungesa në paraqitjen besnike të realitetit dhe dinamikave të veçanta në vendin tonë”, kështu nis artikulli i botuar në gazetën online Scenari Globali, nga Albert Nikolli pedagog në Universitetin e Durrësit.

Sigurisht në muajt e fundit ka pasur manifestime të studentëve dhe kohët e fundit një vendim të papërgjegjshëm të opozitës për të braktisur përfundimisht Parlamentin, por nga kjo të arrish të krahasosh Shqipërinë, një vend kandidat për në BE, me Sirinë, jo vetëm që nuk është e vërtetë, përkundrazi, është shumë mashtruese dhe ogurzi. Me shumë mundësi Shqipëria do të marrë ftesën për të filluar negociatat për aderim në BE ndërsa disa artikuj të publikuara në faqet e para të disa gazetave italiane përshkruajnë një situatë në prag të luftës civile.

Këto tone, për më tepër, ndalojnë publikun me mundësinë e përballjes me pozicione të ndryshme, jo për dashamirësi, por nga vullneti i fortë për t’iu afruar sa më shumë situatës. Mbi të gjitha ishte vendimi i fundit i opozitës për t’u dorëhequr në grup që ndezi situatën politike në vend. Ky vendim pasqyron një mentalitet totalitar që ende nuk është zhdukur nga kultura politike e vendit tonë. Në fakt, kushtetuta jonë nuk parashikon braktisjen në masë të Parlamentit nga ana e një partie, por vetëm dorëheqjet personale. Ishin partitë opozitare që imponuan me shumë vendosmëri dhe pa debat të brendshëm mes forumeve të tyre, vendimin për të djegur mandatet. Deputetët që ishin kundër këtij vendimi u përjashtuan dhe përqasjet me reminishencat totalitare janë të natyrshme.

Institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare duke filluar nga BE-ja, Delegacioni i BE-së në Tiranë, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), të gjitha ambasadat e huaja të pranishme në vend kanë dënuar fuqishëm një vendim të tillë, dhe janë mënjanuar duke argumentuar se si këto metoda janë një minë për kolonat themeltare të një demokracie të vërtetë. Ushtrimi i politikës kërkon në mënyrë të pashmangshme një qasje etike dhe kjo nga ana e vetë kërkon përmbushjen e përgjegjësive. Shmangja e kësaj nënkupton se kjo nuk është më politikë, por një aktivitet tribal shumë i përhapur në kulturën shqiptare. Disa parti sillen si tribu dhe jo si institucione të denja për një vend që aspiron të hyjë në BE.

Mungesa e përgjegjësisë në këtë rast është e dyfishtë, nga njëra anë nuk respektohen institucionet dhe nga ana tjetër nuk respektohet vullneti i zgjedhësve që kanë votuar përfaqësuesit e tyre në Parlament. Bojkotimi përfundimtar i Parlamentit krijon një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri, sepse në të ardhmen, në çdo çast të një konflikti politik, opozita mund të vendosë të dorëhiqet në grup nga Parlamenti duke shkaktuar kështu kriza të vazhdueshme, dhe për pasojë mos qeverisjen e një vendi me traditë të dobët të demokracisë. Me sa duket, krerët e opozitës kanë hequr dorë qartësisht nga roli themeltar që a opozita për një vend. Të jetë shpirti kritik i qeverisë dhe të garantojë pozicionin kritik në përballje me qeverinë. Zgjedhja e opozitës për të thërritur mbështetësit e saj në shesh, u vu në diskutim nga nxitja për dhunë që më pas u konkretizua me sulmin kundër selisë së Kryeministrisë, një vendim që u dënua fuqishëm nga institucionet ndërkombëtare.

Nënkuptimet e krerëve të opozitës mbi “paparashikueshmërinë e turmës” dhe të veprimeve të tyre; referimet ndaj fakteve të trishta të vitit 1997, gjatë atyre trazirave vdiqën 4000 persona, dhe ndaj një rikthimi të saj të mundshëm, janë rituali i preferuar nga analistët qartësisht të anshëm që argëtohen duke krahasuar Shqipërinë me Sirinë, duke predikuar pushtime masive të refugjatëve shqiptarë drejt Italisë. Kjo jo vetëm që nuk është e vërtetë, por dëmton imazhin e Shqipërisë në prag të negociatave për aderim në BE. Shqiptarët mund të shkojnë në Itali pa viza dhe të flasësh për skenarë apokaliptike me anije që mund të pushtojnë brigjet puljeze në vitin 2019 është absurde dhe shumë naive, për të mos thënë e pabesë! Sulmet fizike të vazhdueshme kundër Kryeministrit në Parlament janë sinjali i dukshëm i transformimit të gjuhës së dhunshme të veprime të dhunshme. Kohët e fundit, ka pasur skenarë të turpshme që shkelin dinjitetin e institucioneve dhe imazhin e Shqipërisë në sytë e botës.

Një tjetër arsye për këtë kthim drejt dhunës është braktisja e institucioneve, që sipas shumë intelektualëve shqiptarë, mund të shprehë vullnetin e krerëve të opozitës për të penguar reformën që po kryhet në sistemin e drejtësisë. Prej dy vitesh, me ndihmën e BE-së dhe SHBA-së, është duke u zhvilluar një reformë e thellë në Drejtësi që mund të mundësojë fillimin e hetimeve për korrupsion edhe në radhët e politikanëve. Nuk është e rastësishme përbuzja që shfaqin disa përfaqësues të opozitës kundër përfaqësuesve të delegacionit të BE-së dhe OSBE-së.

Pra, mendoj se zgjedhja më e mirë për mbështetësit e opozitës dhe për vendin është përmbushja e përgjegjësisë institucionale duke u bashkuar institucioneve dhe të mos ndjekin mësuesit e keq që i kanë bërë shumë dëme kulturës institucionale në Shqipëri.

Ja çfarë thoshte Tokvili për mësuesit e këqinj: “Mendoj se karrieristët e demokracive janë ata që shqetësohen më pak nga të gjithë për të ardhmen: i shqetëson vetëm e sotmja. Këta (…) duan suksesin më shumë se sa lavdinë. Ajo që dëshirojnë mbi të gjitha është bindja. Ajo që duan mbi të gjitha është dominimi”.

Nga Albert Nikolla

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In