• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi!

by B K
04/02/2025 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste është e prerë me opozitën sa i takon kushtëzimit të saj, që për të votuar ndryshimet e reja në Kod që parashikojnë pagesën për kthimin e votës së diasporës, të lejohet të votojnë më 11 maj edhe emigrantët me dokumente të huaja. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i ftuar në Report Tv thotë se kjo është një alibi e opozitës për të prishur zgjedhjet.

Në emisionin ‘Studio Live’,  njëherazi edhe i deleguari i PS për diasporën, thotë se ky është një diskutim i mbyllur, ndërsa thekson se as KQZ nuk do mund të verifikonte dot dokumentet e një shteti të huaj.

“Pse opozita duhet ta kushtëzojë këtë me çështje të tjera që janë të parealizueshme. Opozita thotë të votojnë edhe shtetas me dokumente të shteteve të tjera. Këtë diskutim e kemi mbyllur në 2008 kur kemi bërë reformën, kemi thënë jo me dokumente të huaja, po as me dokumente shqiptare jobiometrik nuk mund të votosh. Këtë diskutim e kemi mbyllur, kthemi pas 16 viteve dhe themi do lejojmë të votojmë dhe me dokumente të tjera të një vendi tjetër. KQZ ka ngritur një infrastrukturë, PER nuk është një gjë, pas saj qëndrojnë baza të dhënash që vërtetojnë dokumentin në fjalë. Këtu nuk bëhet fjalë që ti vetëm ngre ato, por dokumentet të verifikohen. Ne do kërkojmë në SHBA të na japin akses në bazën e të dhënave, është e pamundur nuk ta jep dot asnjë shtet”, shprehet Balla.

Balla shprehet se opozita nuk po futet për të fituar zgjedhjet, por për garantuar sërish një grup Besnik të Berishës

“Nëse PD vazhdon të insistojë, kjo është për të prridhur zgjedhjet, jo për të ndihmuar dikë. I sfidova në kuvend, u thash mos e keni alibi. Ju e dini që do humbi zgjedhjet, edhe vetë kolegë të PD në diskutime informale thonë që ne e dimë që po humbim. Ata nuk po futen për të fituar, po futen që Berisha të këtë një grup besnik që të vazhdojë historinë e ballkonit, dritares, rrugës së lirisë”, thekson Balla.

Shefi politik i PS për diapsorën i bën thirrje opozitës që të refektpojë dhe të hedhë votën për të mundësuar që shteti të paguajë edhe kthimin e zarfit me votën e emigrantëve, fond i cili do të përballohet nga buxheti i shtetit. Por, Balla është i prerë kur thotë se vota e dioapsorës do numërohet do apo s’do opozita.

“Do jemi të detyruar të gjejmë zgjidhje. Vota e diasporës do numërohet do apo s’do PD. Shpresoj një reflektim nga PD, por kuvendi duhet t’i hapë rrugë 3 çështjeve për të cilat ka një dakordësi në të gjitha krahët, pjesa e pagesës së postës në kthim, zgjerimi i afatit të regjistrimit të koalicioneve, partitë dhe kandidatëve. Afatet duhet të sposotohen të gjitha me 10 ditë”, vijoi Balla.

Për të mos mbetur më peng i Saliut, ministri Balla thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Partia Socialiste synon 84 mandate.

“U kërkoj vëllezërve e motrave në diasporë të regjistrohen sa më shumë, se na duhet të mos mbetemi peng, na duhen pak vota për të arritur me shumicë me 84 mandate që ta çojmë deri në fund votën e diasporës. Imagjinoni t’u marrë mend perëndia kundërshtarëve tanë dhe mos të pranojnë të votojnë këto tre çështje që janë jetike. Të mos mbetemi peng, se në mandatin e ri na duhet që PS të ketë të paktën 84 mandate të mos mbetemi peng e të çojmë para reformat e rëndësishme që lidhen me përmbushjen e kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë brenda këtij mandati të ri. Mos na lini peng të Saliut, po na jepni mbështetjen për të çuar para vizionin Shqipëria 2030. Përgjigjen e more, 84 mandate”, shprehet Balla për Report Tv.

Një thirrje e ka për shqiptarët, edhe ata në diasporë, që më 11 maj të votëbesojnë PS për të çuar para vizionin Shqipëria 2030 dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Next Post
Kadilli flet për goditjen që do marrë Berisha: Primaret janë një teatër, do humbasë zgjedhjet dhe do mbajë PD-në

Kadilli flet për goditjen që do marrë Berisha: Primaret janë një teatër, do humbasë zgjedhjet dhe do mbajë PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In