• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Babalizimi, kauza e vetme për fitore e opozitës

by Artur Ajazi
30/04/2024 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kur lindi fenomeni i padëgjuar  më parë, siç ishte “babalizimi”, dukej sikur politika e mirëfilltë e një pjese të konsiderueshme, po merrte një drejtim të paditur. Dukej sikur kishte lindur diçka spontane, e padëgjuar, e cila bënte pis, gjithkënd që shihej si “armik politik”. Ky fenomen, ku kishte si “nënkomponentë, çimkizimin, skenare të trilluara dhe lista datash dhe emrash”, u shtri gjërësisht në partinë më kryesore të opozitës. E  gjendur për një kohë të gjatë në opozitë, pa shpresa të dukshme për të fituar zgjedhjet, asaj force politike, i duhej patjetër shpikja e rradhës, “babalizimi” i cili duhej të shoqëronte aksionet dhe debatet opozitare. Në çdo diskutim në Parlament, “babalizimi” ishte kryefjala e opozitarëve ligjvënës.

Diskutonin ata me aq “zjarr” dhe mbronin me aq “zjarr” sajesat e tyre, sa fillimisht dukej sikur e kishin seriozisht. Por shumë shpejt “babalizimi” u bë tullumbace e shfryrë. Proceset gjyqësore që e pasuan, treguan se skenari ishte foshnjërak. Aq më tepër kur dilte nga dyert e një partie që ishte sprovuar në pushtet. Sërish “babalizimi” ka nisur “rifreshin” e saj, duke shpikur “dosje krimi, dosje korrupsioni”, me emra, farefis, miq dhe të njohur qeveritarësh, ministrash, deputetësh, dhe kryetarë bashkish. Mjafton të përgojosh dhe akuzosh, pa se çfarë mbetet pas, dhe se ç’do të ndodhë kur të vijë fletë-thirrja e gjykatës, ajo nuk ka rëndësi.

Por “babalizimi”, (si edhe në pragzgjedhjet e shkuara, ku humbja ishte fatale) sot është  kauza e vetme e “fitores dhe ardhjes në pushtet” të një opozite të shkatërruar dhe ndarë në thela-thela. Askush nuk e mendonte që, partia e vetme “demokratike”, e cila dukej sikur përfaqësonte të djathtën në Shqipëri, që erdhi në pushtet fill pas rënies së komunizmit, të katandisej kaq keq, sa të shpikte fenomene absurde, për ti kthyer në kauza beteje zgjedhore. Edhe pse kanë humbur dhjetra procese të stisura gjyqësore, edhe pse janë dënuar me gjoba dhe diskreditime publike, nuk heqin dorë nga “babalizimi”. Aq të ethshëm janë pas “babalizimit”, sa që nuk gdhihen dhe ngrysen pa u marrë me jetën, familjen dhe punën e tjetrit.

Ky është febnomeni më negativ, që e ka lënë pas si trashëgimi ish-lideri, dhe po e pasojnë mrekullisht pasuesit e tij. Kjo natyrisht po e çon atë forcë politike, nga humbja në humbje, por pak ka rëndësi për ata. E vetmja rëndësi mbetet, zbatimi i skenarit të liderit të partisë, fjalimet kuturru, pa pikë lidhje, akuzat ndaj kujdo që shihet si “pengesë në rrugëtimin drejt fitores”, dhe kaq. Fenomeni i “babalizimit”, po e thërrmon përfundimisht Rithemelimin, dhe i ka krijuar shanse reale për një qëndrim të gjatë edhe pas 2025 në opozitë.

Me premtimin  pas çdo fjalimi, “nesër avazi, nesër”, fillimisht dukej sikur shqiptarët do të dëgjonin ndonjë “të padëgjuar”, nga sheikët e Rithemelimit. Por tanimë  kur gjithçka u qartësua, daljet e tyre në Parlament, para kryeministrisë, para bashkisë, apo dhe në ekrane televizioni, janë thjesht zbavitja e rradhës për shqiptarët.

Next Post
Vrau Florian Selimin, merr fund arratia e 31-vjeçarit të dënuar me 19 vjet burg

Vrau Florian Selimin, merr fund arratia e 31-vjeçarit të dënuar me 19 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com