• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babale”, avokati Visha rrëzon Salianjin: Shiko faktet dhe mos kërce si karkalec. Ish deputeti: Tërhiqem nga politika nëse vërtetohet që gënjej

by Java News
19/12/2019 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur Ardian Visha, ka rrëzuar të gjitha pretendimet e ish deputetit Ervin Salianji i cili pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në inskenimin e bisedës telefonike ku ishte imituar zëri i vëllait të ish ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Në një lidhje telefonike në Top Show, ai ka sqaruar se ekspertiza laboratorike e zërit në Britaninë e Madhe ka analizuar materialet e servirura nga PD dhe zërin e Agron Xhafajt, duke konkluduar se bëhet fjalë për një modifikim të audios.

Ndërkohë, Salianji thotë se do tërhiqet nga politika nëse vërtetohet që ai ka marrë pjesë në inskenim.

Avokati Visha tha:

Po dëgjoja me vëmendje dhe natyrisht ai e ka të gjithë të drejtën e zotit dhe të natyrës që të mbrohet. Edhe me këtë stil që të dalësh kështu me fluturim karkaleci nga një media në tjetrën, por kur të realizojë këtë mbrojtje minimum duhet të ketë një logjikë ndaj asaj.

Ose duhet të pranojë që zëri i Geron Xhafës, Agron Xhafës është ai realisht i dhënë prej tij për aktin ekspertimit dhe për këtë arsye duhet të përbëjë argument për mbrojtjen e tij rezultati i ekspertëve të Britanisë së Madhe e kërkuar nga Prokuroria ose duhet të konsiderojë vetë në dhënien e këtij zëri.

Nuk mund t’i bëjë të kundërshtueshme të dyja. Ai nga njëra anë thotë që zëri i Geron Xhafës, Agron Xhafës është dhënë nga mbrojtësi dhe jo nga subjekti dhe nga ana tjetër e përdor kur i intereson akti i ekspertimit të Britanisë.

Është e vërtetë që kampioni i zërit të Geron Agron Xhafës është dhënë nga mbrojtësi apo jo?

Ta mbaroj zotëri të gjithë qëndrimin tim. Geron Xhafaj ka dhënë 30 minuta zë z. Dudushi në prokurorinë e Tiranës me një prezencë të përbërë me të paktën 7 subjekte procedurale të tre c kanë qenë të përbëra nga secila kohë 10 minutëshe me lexim të pjesësh që ka shitur Kinostudio PD e re” në versionin zë të përgjuar gjoja prej tyre ose prej subjekteve të përdorur prej tyre, po ashtu në version të lexuar të transkriptim përkatës dhe në version të një libri të përzgjedhur nga prokurorët e çështjes.

Edhe për të shuar çdo kureshtje kemi regjistruar zërin e tij nga një telefonatë e realizuar ku subjekti mbahet në republikën e Italisë dhe këtë zë e kemi çuar edhe prokurorëve të Italisë.

Pra nga pikëpamja e vlerës qoftë prozatore, qoftë prej ekspertëve të realizuar, ekspertimi i zërit natyrisht që është i ribëshëm në çdo kohë. Ia kam pyetur zotërisë në proces gjyqësor pse ka hequr dorë. Ata para se të bëhej Geron Xhafës le të bëjnë të Alizotit. Është apo jo zëri i Alizotit ai i përgjuar në atë çka ka shitur si produkt mediatik me gjoja Geron Xhafës të përgjuar? Pse ka hequr dorë ai apo subjekte të tjera të proceduara jë këtë çështje nga ekspertimi i zërit të Alizotit i cili është nën hekura për këtë çështje ?

Ju thoni , që z. Geron Xhafaj para se të shkonte në Itali për të vazhduar kryerjen e dënimit në Itali, ka dhënë kampionin e tij të zërit, ju po thoni për 30 minuta këtu në prokurori në Tiranë?

Absolutisht. Kemi dhënë dhe zë të telefonuar telefonikisht.

Të dyja këto kampionet e zërit kanë shkuar në laborator?

Të dyja këto kanë vajtur në Britaninë e Madhe. E përsëris në mënyrë absolute. Ekspertimi i zërit paçka vlerës së tij është i ribëshëm në çdo kohë për sa kohë subjekti zëprurës, zëprodhues është i gjallë. Pse nuk e bëjnë prapë po qe se ka kontestime për zërin e subjektit?

Mir Geron xhjafës nuk i është dhënë mundësia që ta pyesnin në burgun Italisë, pse nuk e bëjnë këtë me Alizotin? Absolutisht gënjen në mënyrë të plotë me atë që thotë dhjetëra biseda telefonike mes Geron Xhafës dhe Babales. Nuk ka absolutisht dhjetëra biseda të tilla. Ka përpjekje nga Babale për të realizuar këtë telefonatë me z. Geron Xhafa dhe ka shuarje të mundësisë për ta bërë këtë telefonatë me z. Agron Xhafaj. Ne nuk e kemi mohuara asnjëherë se Geron Xhafaj nuk njeh Babalan. Por Geron Xhafahj nuk është subjekti i pretenduar nga z. Salianji apo subjekte të tjera në këtë çështje në atë që kanë shitur si produkt mediatik.

Pra nuk ka telefonata të gjata”?

Absolutisht ka zero komunikim. Zero Komunikim me këtë që kanë realizuar përgjimin.

Po e pyes z. Salianji meqë është përpjekur të realizohet përgjimi i Geron Xhafës pse në atë çka ka shitur si produkt në bisedat telefonike me Geron Xhafës nuk është zëri i tij por është vetëm zëri i Babales? Pse nuk e kanë atë zë të shitur meditiakisht me atë që kanë prodhuar bashkë ata?

Meqë përmend qelizat telefonike, ku ka qenë Geron Xhafa ditën që pretendohet regjistrimi i bisedës me Geron Xhafës, nuk ka qenë absolutisht në Vlorë z. Dudushi dhe ju garantoj për këtë. Ato që quhen tabulate të Prokurorisë, janë të tilla që të kundërt janë ato që pretendon z. Salianji me këtë bisedë telefonike. /TemA/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In