• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai u vrau nënën, fëmijët kishin paralajmëruar policinë: Këshillojeni, ai vjen i dehur dhe…

by A R
14/06/2018 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardjana Shaholli, që u masakrua për vdekje nga bashkëshorti mbrëmjen e së premtes, prej vitesh kishte duruar dhunën e tij pa marrë iniciativën që t’i drejtohej Policisë, për ta denoncuar apo për të kërkuar ndihmë.

Nga ana tjetër, dy prej 6 fëmijëve të saj, disa ditë më parë, kishin “guxuar” të bënin atë që nëna e tyre nuk mundi ta bënte për hatrin e tyre. Ata i ishin ankuar një punonjësi Policie për babanë e tyre, Çlirim Shahollin.

Edhe pse kjo ankesë nuk shërbeu për asgjë, pasi nuk u bë në rrugë ligjore dhe ata kërkuan nga polici që thjesht të këshillonte babanë e tyre. Fëmijët i thanë punonjësit të Policisë që të takonte babanë e tyre, Çlirim Shahollin dhe ta këshillonin. Sipas tyre, ai shkonte i dehur në shtëpi dhe nuk punonte. Ndërsa ata jetonin në kushte të mjerueshme.

“Këshilloni babanë tonë që të mos pijë më. Këshillojeni që të fillojë edhe ndonjë punë sepse jetojmë në kushte të mjerueshme. Vetëm mami punon. Ai nuk dëgjon asnjëri. Çdo ditë kemi sherr në shtëpi, sepse ai vjen përherë i dehur. Mbase ju dëgjon, sepse mund të ketë frikë”.

Kjo ka qenë biseda që dy nga 6 fëmijët e viktimës, Ardjana Shahollit, kanë bërë me një punonjës të Policisë së Durrësit disa ditë para krimit në familje. Burime nga Policia thanë se në momentin e arrestimit, autorit të krimit të familjes iu bë edhe një test alkooli, për të provuar nëse kishte konsumuar alkool apo jo. Por ndryshe nga çfarë pritej dhe ndryshe nga çdo ditë tjetër kur ai qëndronte duke pirë me orë të tëra, natën e krimit ka qenë esëll. Testi i alkoolit tregoi se ai nuk kishte konsumuar pije alkoolike, rezultati ishte 0 për qind.

AUTORI I KRIMIT

Gjatë marrjes në pyetje, babai i gjashtë fëmijëve ka deklaruar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, por gjatë një zënke e ka shtyrë atë dhe është përplasur me kokë në dysheme.

“Më mërziti duke më kujtuar faktin se nuk jam në punë. Më hipi gjaku në kokë dhe e shtyva. Ra keq me kokë në dysheme, por nuk doja ta vrisja”, është shprehur para oficerëve të Policisë autori, duke e pranuar krimin. Ndërkohë, mësohet se në momentin e sherrit të çiftit bashkëshortor që përfundoi me vdekjen e 40-vjeçares, gjashtë fëmijët nuk kanë qenë brenda në banesë, por ndodheshin në oborr. Më- sohet se konflikti mes bashkëshortëve Shaholli ka nisur në mënyre banale dhe më pas përfundoi me vrasje. Sipas dëshmisë së dhënë në Polici, burri ka treguar se i kishte kërkuar të hapte dritaret pasi kishte vapë, ndërsa bashkëshortja ka refuzuar me pretekstin se futeshin mushkonjat në shtëpi. Aty debati është acaruar dhe pas fjalëve, radha i ka ardhur forcës. Sipas bashkëshortit, çifti është shtyrë me njeri-tjetrin derisa shtyrja fatale ka ardhur nga Çlirimi, duke e përplasur në një cep mobilieje bashkëshorten dhe më pas në dyshemenë prej betoni./Panorama/a.m.

Next Post
FOTOT/ Dënimi i ashpër që gruaja i dha dashnores së burrit

FOTOT/ Dënimi i ashpër që gruaja i dha dashnores së burrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com