• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai seks para djalit të mitur, njerka: Ja e vërteta dhe mashtrimet e nënës së fëmijës

by A R
13/09/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundon në burg Besnik Selita, babai i denoncuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës 6-vjeçar.

Vetëm pak ditë pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëshortja për sjelljen e ishburrit me gruan e re, çështja shkoi në gjyq.

Deri në fund të hetimit, Gjykata vendosi që të lërë në burg me 15 ditë babanë e djalit të mitur. Ky i fundit, sipas nënës së tij, kur ishte kthyer nga shtëpia e të atit, i kishte treguar se babai me nusen e re kryenin veprime të turpshme para tij.

Ai aktualisht ndodhet në burg, ndërkohë që bashkëshortja aktuale deklaron se gjithçka është sajesë. E gjithë familja Selita është e indinjuar për rastin në fjalë, si edhe për denoncimin e bërë nga ish-bashkëshortja e djalit të tyre, e cila në fillin e akuzoi se kishte përdhunuar djalin dhe më pas se ka kryer gjëra të turpshme në prani të tij.

Gjatë një bisede telefonike për “Panoramën”, Ornela, bashkëshortja e Besnikut, tregon se është përdorur një fëmijë që ish-gruaja të hakmerret për lidhjen e re të krijuar.

“Kemi kohë bashkë dhe një vit të martuar. Ish-bashkëshortja e Besnikut asnjëherë nuk ka qenë e rregullt me takimet e babait me djalin. Madje, pasi mësoi se Besniku bëri edhe celebrimin me mua, nisi t’i vinte kushte kur ai merrte djalin. Ajo i thoshte që djalin të mos e çonte as në det, as në liqen, as në mal, por vetëm te Parku Rinia”.

Madje, Ornela e trembur ende nga ajo ditë, kujton datën 16 qershor, kur ish-bashkëshortja i shkon në derë të shtëpisë, dhe bashkë me nënën e saj, pasi e fyejnë atë, nisin të dhunojnë babain e Besnikut.

“Nisën ta godisnin vjehrrin tim me pasqyrën që ndodhej në sallon edhe me çfarë gjetën aty. Më pas shkuam në Polici dhe bëmë denoncim, por që nga ajo ditë, Prokuroria asnjëherë nuk e ka ndjekur çështjen tonë edhe pse vjehrri im u shtrua në spital. Asnjëherë nuk u mor masë ndaj dhunës së ushtruar ndaj vjehrrit, edhe pse ne kemi bërë denoncim. Nuk dinim gjë për denoncimin e bërë nga ish-bashkëshortja e tij dhe u shokuam shumë. Atë natë na morën në pyetje, madje edhe fëmijës iu krye ekspertiza mjekoligjore ku edhe u hodhën poshtë akuzat se ndaj tij është kryer dhunë seksuale nga babai i tij”, tregon Ornela.

Sipas saj, gjithçka ka nisur fill pas celebrimit të saj me Besnikun, madje ajo thotë se ish-bashkëshortja kishte mësuar edhe faktin se ajo me Besnikun në fund të muajit tetor do të shtronin një darkë ku edhe do të kurorëzonin martesën e tyre në një dasmë të madhe.

Në këto rrethana ajo shprehet se “vetëm xhelozia e ka çuar ish-bashkëshorten e tij të kthehet në një monstër sa të përdorë edhe djalin e saj të vetëm për këto raste. Madje, gjatë seancës së gjyqit ku edhe u vendos masa ‘arrest me burg’, ajo ka shkuar në Prokurori dhe ka kërkuar që Besniku të mos dalë nga burgu me frikën se mos e vrasë”./Panorama/a.m.

Next Post
Pasaniku rus nis kërkimin për zëvendësuesin e Putinit

Pasaniku rus nis kërkimin për zëvendësuesin e Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

August 5, 2026
Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

August 5, 2026
Për herë të parë që nga 2022, BSH ul normën bazë të interesit në 3%, ja çfarë ndodh me kreditë

Gent Sejko: Ekonomia shqiptare mbetet në trajektore pozitive, inflacioni pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë

August 5, 2026
Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com